Flash

Merr flakë makina në Elbasan

Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët. Si&cced...

19:01

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Karicë, në Njësinë Administrative Baz, në Bash...

18:50

Tjetër vatër zjarri në Fier

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Topojë, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, flakë...

18:44

Vatër zjarri në Pogradec

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Mëmëlisht, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake...

18:42

Escobar thotë se këtë vit Kosova ka humbur përkrahjen për njohje

Lapsi.al 22 September 2023
Escobar thotë se këtë vit Kosova ka humbur përkrahjen

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për “Pavlovic Today”, është pyetur për masat e mundshme apo pasojat nga SHBA-ja për ta mbajtur kryeministrin Albin Kurti përgjegjës sa i përket çështjes së dialogut.

Ai ka thënë se s’dëshiron që të flasë për masat por për pasoja. Escobar ka thënë se tashmë Kosova po përballet me pasojat e mosgatishmërisë për të punuar ngushtë me Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë se i kishte ofruar Kosovës një fushatë të re të njohjeve, për t’i bindur vendet e ndryshme që Kosova ka bërë gjithçka që ishte e nevojshme sipas Marrëveshjes së Ohrit.

Escobar ka thënë se kanë shpresuar edhe për dialogun strategjik SHBA-Kosovë, dhe se mezi presin që Kosova të futet në Partneritetin për Paqe të NATO dhe që të mbështesin kandidaturën e Kosovës për në BE. Por thotë se për këtë vit këto s’janë në tavolinë, dhe ka shprehur shpresë se mund të ndodhin në vitin2024. E gjithë kjo sipas Escobar, meqë Kosova s’po e zbaton Marrëveshjen e Ohrit.

“Nuk dua të flas për masat. Dua të flas për pasojat. Pra, tashmë Kosova po përballet me pasoja nga mosgatishmëria e saj për të punuar ngushtë me Bashkimin Evropian. Por ajo që po them është ajo që keni nuk janë pasoja, por mundësi të humbura. Kështu që pas Ohrit, unë kisha diskutuar me qeverinë e Kosovës, SHBA-të të nisin një fushatë të re njohjeje për të bindur vendet se Kosova kishte bërë gjithçka që ishte e nevojshme sipas marrëveshjes së Ohrit. Ne prisnim një dialog strategjik dypalësh; ne mezi presim një marrëdhënie më të ngushtë me NATO-n, duke përfshirë potencialisht Partneritetin për Paqe, dhe më pas mbështetjen e kandidaturës së Kosovës në Bashkimin Evropian. Fatkeqësisht, për shkak se ne nuk kemi pasur ndonjë zbatim në Ohër, e gjithë kjo tani është jashtë tryezës. Unë do të doja, do të shpresoja që ne të mund ta bënim këtë në 2024.”, ka thënë Escobar për Pavlovic Today./gazetaexpress

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46