Flash

Deklarata e Berishës: SPAK ka përgjime ku Veliaj urdhëron Mërtirin për disa pagesa

Lapsi.al 22 September 2023
Deklarata e Berishës: SPAK ka përgjime ku Veliaj urdhëron

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur konferencën e përjavshme me gazetarët, teksa ka deklaruar se inceneratori i Tiranës nuk i përket Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, por pronari i vërtetë është kryebashkiaku Veliaj.

Berisha deklaroi se në SPAK ka prova që përfshijnë komunikime dhe e-maile, që vërtetojnë pretendimet e tij.

“Kam deklaruar para jush këtu dhe kudo, se sipërmarrja e djegësave ka pronar qeveritarë, kurse Zoto dhe Mërtiri janë thjesht pronarë në letra dhe mundet aksionerë në një shkallë të caktuar.

Këtë tezë e kam bazuar te njohuritë e mia si ish-kryeministër, sepse aktet e kryera, nuk mund të ndodhin kurrë përveç nga interesa perverse të përvetësimit dhe pasurimit të qeveritarëve.

Kurrë, një zyrtar nuk mund t’i lejonte vetes firma të tilla dhe akte të tilla.

Kurrë ndonjëherë, Zoto dhe Mërtiri nuk do mund të arrinin të ndryshonin strategjinë e trajtimit të mbetjeve urbane në bashkinë e Tiranës dhe qarkun e Tiranës, nga strategji e hartuar nga IFC për landfill dhe absolutisht kurrë djegie, siç gënjen pronari i vërtetë i djegësit.

Askush nuk mund të zëvendësonte këtë strategji me djegien, përveç Erion Veliajt.

Askush tjetër nuk mund të falsifikonte vendime të Këshillit Bashkiak dhe të Këshillit të Qarkut, përveç ai që kishte parashikuar që vidhte qindra milionë euro në këtë ndërmarrje.

Askush nuk mund të detyronte në kundërshtim me ligjin, me tre polici, të gjithë ndërtuesit dhe qytetarët e Tiranës, që çdo dhe, çdo material interte, t’i depozitonte me detyrim në Sharrë, përkundrejt një pagese, duke vendosur një rrethin të plotë të Tiranës.

Askush, përveç Erion Veliajt nuk mund të propozonte bonus 8 përqind për kompaninë e tij të djegësit të Tiranës.

Askush nuk mund të merrte përsipër me shkrim se fizibiliteti është i vërtetë, edhe pasi ta kthente pesë herë Ministria e Financave.

Askush nuk mund të zotohej që do mbikëqyrte çdo muaj punimet përveç Erion Veliajt.

Dhe Erion Veliaj është i lirë.Ndërmarrja nuk mund të ishte kurrë vetëm Zoto me Mërtirin. Mua më është thënë dhe përqindaja e aksioneve të Velisë, por po rezervohem që mos t’i hyj SPAK-ut në punë. Po bëhet tentativa për të fshirë fashikujt.

Nëse ka hetues dhe prokurorë të ndershëm, duhet ta kyçin me tre ccelësa në kasafortë këtë dokument që fakton pronësinë e djegësit të Tiranës”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI