Flash

Dalin PAMJET/ Narko-trafikanti shqiptar organizoi takimin e bosëve në Kolumbi

Lapsi.al 21 September 2023
Dalin PAMJET/ Narko-trafikanti shqiptar organizoi takimin e bosëve në

Mediat kolumbiane kanë publikuar detaje interesante nga arrestimi i narko-trafikantit shqiptar Besnik Nikolli alias Niko ose “El Gordo” në qytetin e Bogota pak kohë më parë. Ai konsiderohet si një bosët më të mëdhenj të drogës. Sipas një reportazhi të mediave vendase, efektivët e Dijín (Drejtoria e Investigimit Kriminal dhe Interpol” kishin mësuar për zhvillimin e një mbledhjeje mes kokave të trafikut të kokainës që mesa duket ishte iniciuar nga shqiptari.

Nikolli kishte vendosur t’u jepte fund përplasjeve me grupet e tjera dhe kishte thirrur në një takim trafikantë nga Spanja, Holanda, Meksika, Shqipëria dhe Kolumbia. Takimi zgjati 3 ditë dhe agjentët e policisë i vunë nofkën “Samiti i drogës”. Në filmime shihet se në këtë kanë marrë pjesë edhe krerët e një bande tjetër të fuqishme shqiptare, Lirido Shkurtaj alias Lirido Ajazi alias “Mario”. Edhe ai u vu në pranga.

Pas arritjes së marrëveshjes për dërgimin e 1 ton kokainë në Francë ata vendosën të festojnë. Shkuan në një nga lokalet e natës në Santa Marta dhe Besnik Nikolli urdhëroi mbylljen e tij për klientët e tjerë duke e vënë në shërbim të vetëm bosëve të drogës. Ky ishte edhe gabimi pasi tërhoqi shumë vëmendje tek autoritetet që deri në atë moment nuk e dinin ku po zhvillohej “Samiti i drogës”.

Pas daljes nga lokali, narkotrafikantët u mbajtën nën vëzhgim dhe 6 prej tyre u arrestuan. Pamjet janë bërë nga një person i infiltruar Dijín. Ky person mësoi se në takim trafikantët e drogës kërkonin të eliminonin ndërmjetësit për të blerë drogën në Kolumbi dhe në këtë mënyrë ta çonin më lehtë në Evropë. Sipas hetuesve, trafikantët e lartpërmendur të drogës "përdorin identitete të rreme”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Merr flakë makina në Sauk

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se makina ka marrë flakë në afërsi të zonës së Saukut. Nuk dihet shhkaku i zjarrit, ap...

19:00

Arrestohet autori i plagosjes së policit

Policia e Shtetit Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme. Në vijim të veprimeve kërkimore të...

20:01

Aksident në Lezhë, plagoset shoferi

Një kamion është përmbysur këtë mbrëmje në rrugën e vjetër Pllane – Rrubik në Lezhë. I plagosur mbeti drejtuesi i kamionit, i cili u dërgua në spitalin e Laçit....

19:23

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46