Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Berisha akuza ndaj Qeverisë: Po silleni si bandë

Lapsi.al 21 September 2023
Berisha akuza ndaj Qeverisë: Po silleni si bandë

Sali Berisha deklaroi nga salla e Kuvendit, se maxhoranca po tenton që të futet në punët e brendshme të PD-së.

Ai tha se po tentohet që të vendoset për opozitën, në një kohë kur nuk lexohet një shkresë e depozituar nga Kreu i grupit.

DEKLARATA E BERISHËS:

Siç e shikoni, në këtë seancë deputetët e dalë nga krimi, droga dhe vjedhja, përpiqen me çdo kusht t’i imponojnë për opozitë atë që duan ata, të zgjedhin edhe opozitën tuaj dhe të popullit opozitar.

Nuk ka seancë më të shëmtuar, nuk ka skenë më të shëmtuar se kjo.

Nuk ka asgjë më të shpifur kur ju, rregullat elementare në interes të funksionimit të këtij institucioni, i shkelmoni në akt të pastër armiqësor ndaj opozitës, pavarësisht se ajo de facto përfaqëson shumicën e shqiptarëve sot, ju jeni të aftë për çdo shkelje ligjore dhe kushtetuese.

Skena të tilla, inskenime të tilla nuk kanë ndodhur kurrë në historinë e këtij parlamenti. Ka pasur akte, drama, krime të shëmtuara, por akte të tilla ku ju të përpiqeni të emëroni opozitën, t’u merrni të drejtën deputetëve të opozitës se kush do i përfaqësojë ata në këtë parlament, kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë, përveçse ndodh me ju.

Ky është një akt i papërgjegjshëm, por unë u them qytetarëve edhe njëherë se ky është një akt armiqësor ndaj jush para së gjithash.

Këta duan me çdo kusht që atë vullnet ndryshe që keni shprehur, t’ua tjetërsojnë, t’ua shkelmojnë këtu në parlament. Këta nuk lënë asnjë alternativë tjetër përveç një parlamenti që funksionon si parlament njëpartiak dhe duhet fshirë nga faqja e dheut sa më shpejt të jetë e mundur. Si mund të ndodhë, ti nuk lexon shkresën e grupit kryesor parlamentar të opozitës. Si mund të ndodhë kjo? Çfarë parlamenti është ky? A keni cipë a keni turp? A keni ndërgjegje politike, a keni ndërgjegje shoqërore? Mbi ç’bazë funksionon një parlament pluralist?

Po tejkaloni çdo ditë çdo limit, po rikthemi standardet më të shëmtuara, po i shkelmoni opozitës të drejtat kushtetuese më elementare. Ju po kryeni krim në parlament, po silleni si bandë, si njerëz që nuk keni minimumin e kulturës ligjore. Ku ka ndodhur në historinë e parlamentit që njëra palë t’i diktojë tjetrës përfaqësimin? Apo se kështu urdhëroheni nga Edi Rama?

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI