Flash

​BE: Asociacioni të fillojë menjëherë, pa vonesa dhe kushte

Lapsi.al 21 September 2023
​BE: Asociacioni të fillojë menjëherë, pa vonesa dhe

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka përsëritur se BE konsideron se formimi i Asociacionit duhet të fillojë menjëherë, pa vonesa dhe kushte. Derisa theksoi se po monitorojnë me kujdes situatën në veri të Kosovës, dhe se po ndjekin me vëmendje rastin e arrestimit të tre serbëve të dyshuar për krime lufte.

Në konferencën për media Stano tha po ashtu se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim ndërkombëtar të cilin Kosova e mori përsipër, andaj siç tha ai, duhet të dorëzohet.

“Do të përsëris edhe një herë dy pika shumë të rëndësishme. 27 Shtetet Anëtare të BE-së kanë thënë shumë qartë se puna për krijimin e Asociacionit/Komunitetit duhet të fillojë pa ndonjë vonesë apo parakushte të mëtejshme. Çështja si të bëhet, në çfarë mënyre, në çfarë forme do të diskutohet në dialog. Dialogu është platforma për të zgjidhur çështjet dhe procesi duhet të zhvillohet dhe do të zhvillohet në dialog, jo në publik, jo në media. Të gjithë të përfshirët e dinë se cili është qëndrimi i BE-së dhe të gjithë e dinë se cili është procesi për të arritur atje, për të zbatuar një nga këto marrëveshje. Puna ka filluar në një moment dhe pritshmëria e BE-së ishte, siç thashë, e shprehur së fundi në deklaratën e 27 shteteve anëtare nga fillimi i kësaj jave, se puna duhet të fillojë pa ndonjë vonesë të mëtejshme dhe pa asnjë parakusht të mëtejshëm”, tha Stano.

Ai ka thënë se pikëpamja e BE-së lidhur me situatën në veri të Kosovës është bërë e ditur në deklaratën e 27 shteteve anëtare.

“Pikëpamja e Bashkimit Evropian të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian lidhur me situatën në veri të Kosovës është shprehur shumë qartë në deklaratën e 27 shteteve anëtare nga fillimi i kësaj jave, kështu që gjithçka është e shkruar aty. Unë mund të citoj nëse keni nevojë, por deklaratat dhe shprehjet dhe pritshmeritë e Shteteve Anëtare janë shumë të qarta në lidhje me operacionin e fundit në veri të Kosovës nga forcat e sigurisë apo forcat policore të Kosovës, ndërkohë që padyshim po e përcjellim situatën nga afër dhe jemi në kontakt të ngushtë me homologët dhe autoritetet përkatëse për të pasur një mirëkuptim për zhvillimet dhe ne do të reagojmë, natyrisht, nëse, dhe kur është e përshtatshme publikisht”, tha ai.

Sa i përket arrestimeve të tre serbëve të arrestuar për krime lufte në Kosovë, zëdhënësi i BE-së tha se po ndjekin me vëmendje rastin dhe se nëse do të jetë e nevojshme do të reagojnë publikisht. Derisa theksoi se nuk janë duke vënë në dyshim asgjë, vetëm se po komunikojnë për të pasur ‘një pasqyrë’ të pastër të rastit.

“Po e ndjekim me shumë vëmendje këtë situatë. Ne jemi në kontakt shumë të ngushtë me homologët dhe autoritetet përkatëse për të pasur mirëkuptim të plotë për këtë zhvillim të fundit dhe më pas nëse është e nevojshme dhe e përshtatshme ne do të reagojmë edhe publikisht nëse është vërtet e nevojshme”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46