Flash

Zelensky në Këshillin e Sigurimit të OKB: Kemi nevojë për zgjidhje reale

Lapsi.al 20 September 2023
Zelensky në Këshillin e Sigurimit të OKB: Kemi nevojë

Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se Ukraina ka nevojë për zgjidhje reale. Në mbledhjen e OKB-së, Zelenskyy, ka deklaruar se prania e Rusisë në Këshillin e Sigurimit pengon nismat e paqes në botë. Po ashtu Zelenskyy ka theksuar se një nga faktet që e bën OKB-në joefektive është pabarazia mes vendeve të saj.

"Ne kemi nevojë për zgjidhje reale, jo kompromise. Prania ruse në Këshillin e Sigurimit pengon nismat e paqes: Vetoja e Moskës pengon iniciativat. Integriteti i Ukrainës është përfshirë në planin tonë të paqes. Njerëzimi nuk i mban më shpresat e tij te OKB-ja kur bëhet fjalë për mbrojtjen e kufijve sovran të kombeve. Ky do të jetë hapi i parë i nevojshëm. Është e pamundur të ndalosh luftën, sepse të gjitha përpjekjet vihen në veton nga agresori, ose nga ata që e falin agresorin. Këto ditë, në asamblenë e përgjithshme, dëgjojmë shumë shpesh pabarazinë botërore. Pabarazia përmendet nga kombe të ndryshme, si më të mëdha ashtu edhe më të vogla. Kjo është pikërisht pabarazia që e bën OKB-në joefektive. E di që OKB-ja është e aftë për më shumë. Jam i bindur se Karta e OKB-së mund të funksionojë për hir të paqes dhe sigurisë globale. Megjithatë, që kjo të ndodhë, diskutimet dhe projektet shumëvjeçare për reformën e OKB-së duhet të përkthehen në një proces të zbatueshëm të reformës së OKB-së dhe nuk duhet të ketë të bëjë vetëm me përfaqësimin këtu në këshillin e sigurisë, me përdorimin e të drejtës së vetos," tha Zelensky.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI