Flash

Rekrutimi i shqiptarëve në Siri, mbyllen hetimet për të akuzuarit për nxitje dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste

Lapsi.al 20 September 2023
Rekrutimi i shqiptarëve në Siri, mbyllen hetimet për të

Prokuroria ka mbyllur hetimet për 4 ekstremistët që akuzohen për nxitje dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe çon për gjykim dosjen.

Ka shkuar për gjykim dosja për; Almir Dacin, Shkëlzen Dumanin, Mehdi Manallarin dhe Shyqyri Kacën, edhe pse në mungesë.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/xxxxxxxxxxxx.mp4"][/video]

Në seancë kanë marrë pjesë edhe disa gra që kanë qenë në Siri, të cilave i është komunikuar akuza.

Almir Dacit, Shkelzen Dumanit, Mehdi Manallarit dhe Shyqyri Kaca akuzohen se rekrutonin luftëtarë për në Siri. E teksa tashmë nis gjyqi për personat në fjalë, mediat pak vite më parë kanë raportuar se Shkëlzen Dumani dhe Almir Dazi janë vrarë në Siri, por gjykata dhe prokuroria nuk kanë akt-vdekje, e për këtë arsye merren të pandehur.

Shkëlzen Dumani u vra në luftë në Siri. Në Siri ai mori me vete dhe fëmijët e tij Endri Dumanin dhe Eva. Vogëlushi Endri Dumani arriti të shpëtohej dhe të kthehej në Shqipëri nga riatdhetësimi i mundësuar nga Shqipëria, ndërsa nuk dihet shumë për fatin e Evës.

Po ashtu Almir Daci, ish-imami i xhamisë në Leshnicë të Pogradecit, është vrarë gjatë luftimeve në Siri.

Kujtojmë që në lidhje me këtë grup që rekurtonte qytetarë drejt Sirisë, hetimet nisën vite më parë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kujtojmë që në krye të grupit që rekurtonin luftëtarë për në Siri. Në krye të këtij grupi qëndroni imamët Genci Balla dhe Bujar Hysa. Imamët e vetëshpallur, Genci Balla dhe Bujar Hysa, të cilët janë arrestuar që në mars të 2014 akuzohen për rekrutim të luftëtarëve për t’i dërguar në Siri.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46