Flash

Rama në OKB: Nuk mund të kemi mendime të ndryshme se kush është agresori dhe kush i agresuari

Lapsi.al 20 September 2023
Rama në OKB: Nuk mund të kemi mendime të ndryshme se kush

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është një vend i vogël, por mbështetja për Ukrainën është e paqëndrueshme. Në mbledhjen e OKB-së ditën e sotme, Rama u drejtua si kryeminister i Shqipërisë, duke theksuar se ata mund të kenë shumë pikëpyetje se si mund të shkojnë në paqe, por nuk mund të ketë dyshime mbi viktimën dhe sulmuesin.

"Të gjithë duhet të luajnë rolin e tyre. Shqipëria është një vend i vogël, mbështetja jonë e vazhdueshme për Ukrainën mund të mos ndryshojë dinamikën në fushëbeteje për kontributin për të mos shpërblyer agresionin, për të mos pranuar aneksimin dhe për të mos lënë atë që është e qartë të kthehet në diçka të dyshimtë. Ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme për mënyrën se si do të shkojmë drejt paqe, por si mund të kemi mendime të ndryshme mbi atë që është agresori dhe atij që është i agresuari," tha Rama.

Po ashtu Rama ka deklaruar se mbështetja për Ukrainën duhet që të jetë e pa lëkundur dhe e gjithë bota duhet të bëhet bashkë për këtë.

"Ndërkohë që flasim më shumë se 26 mijë civilë kanë vdekur. Nesër numri do të jetë më i lartë dhe do të rritet çdo ditë që kalon. Duke pasur parasysh vringëllimën e pajustifikuar bërthamore që vjen nga nivele të ndryshme të Kremlinit, kemi të drejtë të trembemi që një ditë kjo çmenduri të shndërrohet në diçka më të keqe. Është po e aq e pamimagjinueshme sot sa ishte një luftë e tillë dje. Kemi detyrën të ndihmojnë Ukrainën. mund të jemi dallime por mënyrën se si mund ta mbështesin Ukrainën në luftën. Mund të kemi dallime për mënyrën se si mund ta mbështesin Ukrainën në luftën e vet për liri dhe dinjitet, pikëpamje të ndryshme për mënyrën se si do të përfundojë kjo luftë. Por do të ishte një fyerje për inteligjencën e kësaj organizate nëse nuk pranojmë një zëri se kush është agresori dhe viktima," tha Rama.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46