Flash

Pamje të reja/ Policia në ndjekje të 42-vjeçarit: Është i rrezikshëm

Lapsi.al 20 September 2023
Pamje të reja/ Policia në ndjekje të 42-vjeçarit:

Mbrëmjen e kësaj të mërkure një efektiv i forcave “Shqiponja” u plagos me armë zjarri nga një 42-vjeçar i identifikuar si Klerent Bozhanaj, në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë. I plagosur mbeti efektivi Edlir Alleshi, i cili ishte në krye të detyrës. Ai ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Gjatë ndjekjes së 42-vjeçarit, ky i fundit hapi zjarr duke lënë të plagosur policin.

Bozhanaj është shpallur në kërkim dhe për kapjen e tij policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ata që japin informacione. Policia shpërndau edhe një tjetër foto të autorit ku Bozhanaj shfaqet i buzëqeshur me varëse floriri dhe syze në qafë. Policia u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm pasi personi vazhdon të jetë i armatosur dhe është i rrezikshëm.

Shqiponja

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një deklaratë për mediat tha se autori ka qenë emigrant në Itali dhe se në muajin gusht është kthyer në Shqipëri. Sipas Vocajt, ai ka shfaqur probleme të forta depresive. “Nga hetimet e deritanishme është evidentuar fakti që ka shenja depresive dhe nuk kemi të dhëna për përfshirje në aktivitet kriminale”, - tha Vocaj. Në spital shkoi edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla që ka vizituar efektivin e policisë ndërsa i ka bërë thirrje autorit të dorëzohet. ©LAPSI.al

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/WhatsApp-Video-2023-09-20-at-20.33.15.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46