Flash

"Mos më provokoni", debati i Ramës me ambasadorin rus në Këshillin e Sigurimit të OKB

Lapsi.al 20 September 2023
"Mos më provokoni", debati i Ramës me ambasadorin rus

Kryeministri Edi Rama ka debatuar me ambasadorin e Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, gjatë mbledhjes së sotme.

Shqipëria e përfaqësuar nga Rama drejton sot mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën bën pjesë edhe Rusia.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama tha se përfaqësuesi i Rusisë po provokonte dhe po fliste për tema që nuk kishin lidhje me takimin.

Nga ana tjetër, Nebenzya është shprehur duke iu drejtuar Ramës që të përmbahej nga vlerësimet politike dhe të mos fliste si kryeministri shqiptar, por si drejtues i mbledhjes.

Pjesë nga debati:

Nebenzya: Ju po veproni si kryetar i Këshillit të Sigurimit, nuk po flisni si përfaqësues i Shqipërisë. Objektivi juaj është të zhvilloni një takim siç sanksionohet në rregullore.

Rama: Sapo ju përgjigja pasi mu drejtuat si kryeministri shqiptar dhe pasi filluar të thonit gjëra të pasakta lidhur me atë çka është procedura këtu. Nëse nuk doni që t’ju përgjigjem në cilësinë e kryeministrit shqiptar, mos më provokoni.

Nebenzya: Zoti kryetar ju drejtohem vetëm si kryetar i Këshillit të Sigurimit, asnjëherë si kryeministër, ju lutem përmbahuni nga vlerësimet politike.

Rama: Folët për NATO-n, për faktin që Shqipëria është në NATO, për vendet që vijnë këtu, kjo nuk ka të bëjë fare me rolin tim në Këshillin e Sigurimit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46