Flash

Emrat/ Shpallen kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Lapsi.al 20 September 2023
Emrat/ Shpallen kandidatët zyrtarë për Këshillin e

Shpallen kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

NJOFTIMI I PROKURORISE

Pas verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve që kanë shprehur interesin për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas përcaktimeve të nenit 105 i ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësië”, verifikim që u realizua pas disponimit të informacionit të ardhur nga Drejtoria e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Autoritetit për Informimin mbi Dokumentete ish-Sigurimit të Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme shpall zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjen e 2 (dy) prokurorëve nga rradhët e prokurorëve të prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë dhe 1 (një) prokurorë nga radhët e prokurorëve të prokurorisë pranë gjykatës të apelit të juridiksionit të përgjithshëm, si më poshtë:

– Afërdita Ndoi – Prokuroria e pelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë

– Moisi Duda – Prokuroria e apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë

– Edina Kurti – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Durrës

– Edlira Bako – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Elbasan

– Elsa Miha – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë

– Olger Eminaj – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Korçë

– Vatë Staka – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Shkodër

Në vijim, bazuar në nenin 111 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Prokurori i Përgjithshëm, jo më vonë se dy muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në detyrë, do të thërras Mbledhjen e Përgjithshme të prokurorëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI