Flash

Detaje të reja/ Kush është personi që plagosi efektivin e "Shqiponja"

Lapsi.al 20 September 2023
Detaje të reja/ Kush është personi që plagosi efektivin e

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dha detaje nga plagosja e një efektivi të forcave “Shqiponja” në Tiranë. Sipas tij Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, Patrullat e Përgjithshme të mbështetura nga Renea, po vijojnë ndjekjen dhe kontrollin e zonës, për kapjen e personit të armatosur, shtetasit Klerent Bozhanaj, 42 vjeç, që plagosi punonjësin e Policisë, inspektor Edlir Alleshi.

Vocaj tha se forcat "Shqiponja" kanë qenë duke bërë patrullim në zonë kur Bozhanaj kishte treguar shenja nervoziteti duke u larguar. Ai është ndjekur nga forcat e policisë në hyrjen e pallatit të banesës së tij. Në këtë moment 42-vjecari ka hapur zjarr duke qëlluar me 2 plumba në bark efektivin e policisë i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Sipas Vocajt, autori ka rrezikshmëri të lartë pasi ka shenja depresioni të thellë. Sipas kreut të policisë së Tiranës autori kishte ardhur në muajin gusht nga Italia dhe nuk ka të dhëna se ka pasur precedentë penalë.

“Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që kushdo që ndeshet të bëjë kujdes pasi ky shtetas është i armatosur, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë. DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI