Flash

Sekuestrohet drogë 4 milion paund në Angli, shefi i policisë: Dyshohet se i përket një grupi shqiptar

Lapsi.al 19 September 2023
Sekuestrohet drogë 4 milion paund në Angli, shefi i policisë:

Një sasi droge me vlerë 4 milionë paund është sekuestruar nga policia angleze. Mediat vendase, referuar ghetimeve të policisë shkruajnë se droga i përket një bande shqiptare që trafikon drogë.

Në një deklaratë për mediat komandanti i qarkut, Steve Dodds, ka thënë se zbulimi i sasisë së madhe të drogës u bë në veriperëndim të qytetit. Policia tha ai është e rezervuar për momentin të japë detaje të mëtejshme në lidhje me sekuestrimin e lëndës narkotike të dyshuar kanabis.

Po ashtu nuk dihet numri i personave të arrestuar gjatë këtij operacioni. Sipas policisë, goditja e këtij grupi që dyshohet se përbëhet nga shqiptarët është një “shembull i shkëlqyer” për të goditur tregtinë e drogës në qytet, veçanërisht në “nivel shpërndarësish”.

Sipas Dodds, më shumë se 2,700 aksione kundër trafikut dhe shitjes së drogës janë kryer nga policia e qytetit Leeds gjatë vitit të kaluar, ndërsa në të paktën 58 raste operacionet kishin qenë të suksesshëm.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e d...

07:31

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI