Flash

OSHEE padit 6 biznese që vidhnin energji elektrike në Shkodër

Lapsi.al 19 September 2023
OSHEE padit 6 biznese që vidhnin energji elektrike në Shkodër

Operatori i sistemit të shpërndarjes Shkodër ka kryer një aksion blic në zonën e Thethit, me fokus bizneset e zonës, duke u bazuar mbi të dhënat e humbjeve në zonë.

Nga kontrollet e ushtruara, në bashkëpunim me forcat e rendit u kapën në flagrancë 5 subjekte private, me aktivitet “bujtina”. Nga verifikimi rezultoi se vidhnin energji elektrike me linjë të dytë.

Një subjekt privat “pulari” në Shkodër u zbulua se vidhte energji elektrike, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë tek një tjetër abonent që kundërshtonte punonjësit e OSSH të hynin në ambjent për të kryer faturimin.

Të gjitha rastet e proceduara në prezencë të policisë i kaluan për gjykim të mëtejshëm institucioneve kompetente, njofton OSSH.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e d...

07:31

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI