Flash

Nuk ishte aksident/ Shqiptari u vra me kaçavidë nga shoku i tij në Itali

Lapsi.al 19 September 2023
Nuk ishte aksident/ Shqiptari u vra me kaçavidë nga shoku i tij

Plagët që Ilir Dervishi kishte në bark nuk ishin ato nga një aksident automobilistik. Këtë e kuptuan menjëherë oficerët italianë të policisë rrugore. Dhe ajo që dukej si viktima e radhës në rrugët e Bolonjës, pas kontrollit të parë nga mjekësia ligjore, u shndërrua në viktimën e një vrasjeje. Ekspertët konfirmuan se 47-vjeçari shqiptar ishte goditur para aksidentit me një mjet të mprehtë në bark. Dyshohet se ai ishte qëlluar me një kaçavidë.

Me shumë gjasa kanë qenë ato plagë që kanë shkaktuar vdekjen e shqiptarit. Për këtë vdekje është vënë tashmë në pranga drejtuesi i makinës, Miri Gurra. 34-vjeçari shqiptar akuzohet për vrasje. Ngjarja ndodhi në autostradën A13 ndodhi pak pas orës 9 të mëngjesit. Makina në të cilën udhëtonin dy shqiptarët, një tip Renault Capture, ishte përplasur me makinën përpara dhe kishte përfunduar në anë të rrugës.

Shoferi 34-vjeçar është nxjerrë i padëmtuar ndërsa Dervashi ishte tashmë i vdekur. Gjendja e trupit ngjalli menjëherë dyshime. Policia rrugore ka njoftuar menjëherë prokuroren Michela Guidi. Hipoteza është se mes dy burrave mund të ketë pasur një debat. Arsyet nuk janë zbuluar. Gurra, duket se ka kapur gjënë e parë që gjeti, një kaçavidë dhe e goditi në mënyrë të përsëritur tjetrin në bark.

Në këtë moment ai mund të ketë humbur kontrollin e makinës, duke goditur automjetin përballë dhe më pas duke dalë nga rruga. Gurra nuk ka thënë asnjë fjalë para hetuesve. Dy shqiptarët banonin të dy në Veneto dhe sipas asaj që policia mësoi ata nuk do të ishin nisur drejt Bolonjës. Në makinën e tyre nuk u gjet drogë apo ndonjë send i paligjshëm. Ndaj mbetet mister se çfarë ndodhi për të shkaktuar kaq shumë dhunë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46