Flash

Lëvizjet në pikun e sezonit turistik rritën aksidentet, shkak shoferëve

Lapsi.al 19 September 2023
Lëvizjet në pikun e sezonit turistik rritën aksidentet, shkak

Muaji gusht që shënon edhe muajin me fluksin më të madh turistik në vend duket se ka shënuar edhe një numër më të lartë aksidentesh. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë për një rritje me 7.3% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Në muajin Gusht 2023 numërohen 117 aksidente rrugore nga 109 të ndodhura në muajin Gusht 2022. Numri i aksidenteve rrugore është rritur me 7,3% Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 180 persona nga 152 në muajin Gusht 2022”, vlerëson INSTAT.

Aksidentet rrugore, sipas publikimit, në 96,6% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, ndërsa numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 35-44 vjeç, duke zënë 22,2% të numrit të aksidenteve gjithsej.

“Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 30,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Gusht 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Hënë me 17,9%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur ditën e Diel me 10,3%.

Në muajin Gusht 2023, 23,9% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 19:00-24:00. Në tetëmujorin e vitit 2023, numërohen 770 aksidente rrugore nga 795 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 3,1%.

Numri i të aksidentuarve është 1.067 persona nga 1.123 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Aksidentet rrugore, në 12,2 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit për tetëmujorin është ulur me 5,1%”, vlerëson INSTAT./ Monitor

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46