Flash

I shpallur në kërkim për drøgë, vihet në pranga 26-vjeçari në Elbasan

Lapsi.al 19 September 2023
I shpallur në kërkim për drøgë, vihet në pranga

Një 26-vjeçar ka rënë në pranga në Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Tempulli’, që është zhvilluar në disa qytete të vendit. Shtetasi me iniciale E. K. u arrestua,ndërsa gjykata ka vendosur ndaj tij masën arrest me burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Me arrestimin e Kukollit, ka shkuar në 10 numri i të arrestuarve në qytetin e Elbasanit. Ai u kap nga policia në lagjen "28 nëntori".

Njoftimi i policisë:

Kapet në Elbasan dhe vihet në pranga një 26-vjeçar i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, në kuadër të këtij megaoperacioni. Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, pas shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e DVP Tiranë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar "Tempulli", kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në lagjen "28 nëntori", është lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasi Erjon Kukolli, 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga strukturat e DVP Tiranë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e d...

07:31

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI