Flash

Dalin pamje të reja/ Nuredin Dumani i armatosur rëndë një ditë para arrestimit

Lapsi.al 19 September 2023
Dalin pamje të reja/ Nuredin Dumani i armatosur rëndë një

Ora News ka publikuar disa foto të panjohura më parë të bashkëpuntorit të SPAK, Nuredin Dumani, teksa përdor armatim modern si kallanikov, pistoletë izraelite “BUL M-5”, “Glock” austriake dhe deri tek “TT”. Fotografitë dhe videot janë zbuluar nga SPAK, teksa oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorët, kanë urdhëruar kryerjen e ekspertimit kompjuterik të aparatit telefonik që ju sekuestruar Dumanit në datën 29 mars 2022 në Fier.

Në fund të ekspertimit, hetuesit kanë zbuluar disa video ku Nuredin Dumani shfaqet në një kanal, duke gjuajtur me një super-kallash të paisur me silenciator, dylbi optike dhe qytë të shkurtër.  Fotografitë janë bërë mes datës 28 dhe 29 Mars, vetëm një ditë para se Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, të udhëtonin nga Elbasani në drejtim të Elbasanit, me qëllim vrasjen e Kastriot Kilës alias “Otin e Elbasanit”.

EKSKLUZIVE/ Nuredin Dumani me super-kallash dhe pistoletë “BUL”

Ekspertët kanë gjetur një video 29 sekondashe,ku siç shihet në pamjet shfaqet Nuredin Dumani, me një kapuç në kokë dhe provon mekanikisht dy automatikë kallashnikov dhe dy pistoleta “Glock” dhe “BUL M-5” të prodhimit modern izraelit. Në këto pamje të papublikuara ndonjëherë, Dumani kryen manovra, duke improvizuar një sulm me armë, dhe kryen qitje boshe. Në foto dallohen dhe tre karikatore. Në sekondën e 4, thuhet në raport-ekspertimi, dëgjohet Henrik Hoxhaj duke thënë: “…Kusho është psiqik me armët…”. Ndërkohë më tej dëgjohet një person i tretë ende i paidentifikuar nga SPAK, duke i thënë Nuredin Dumanit, që të ulte dorezën e automatikut.

EKSKLUZIVE/ Nuredin Dumani me super-kallash dhe pistoletë “BUL”

E teksa Dumani provon armët, në sekondën e 23 të videos dëgjohet një zë, i cili ngjason me zërin e Henrik Hoxhaj duke thënë: “…E ç’na q…u dhe “…mos e mbush…”. Gjithashtu sërisht në këtë moment dëgjohet zëri i një personi të tretë të paidentifikuar që i thotë Dumanit “…mos e mbush armën…”Ndërsa në një video tjetër 14 sekonda, shfaqet Nuredin Dumani në 28 Mars, në anfërsi të një kanali me ujë, duke mbajtur një automatik me silenciator dhe mbushur atë. Vendi nuk dihet se ku është, por njeriu që ka filmuar Dumanin është Henrik Hoxhaj, i cili i thotë “…Gati…”.

EKSKLUZIVE/ Nuredin Dumani me super-kallash dhe pistoletë “BUL”

Pas kësaj Dumani, filmohet teksa kryen manovra qitje me armën automatike. Ndërsa në këtë foto tjetër me tabelën numerike me Nr.3, shfaqet super-automatiku që RENEA, i sekuestroi Nuredin Dumanit tek koka, në banesën ku ai qëndronte i fshehur në Fier. “Ora News” ka mundur të zbulojë dhe fotografi dy pistoletave me preçizion të lartë që përdorte Nuredin Dumani, i cili tashmë është marë i pandehur për disa krime të rënda, por deri në këtë fazë ku nodhet çështja ai vijon të jetë bashkëpuntori i prokurorisë së posaçme SPAK. Tabela fotografike e paraqitur më poshtë, tregon potencialin ekonomik dhe lehtësinë për të siguruar armët moderne, që Nuredin Dumani arrinte të gjente brenda një kohe të shkurtër. /Marrë nga Oranews

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI