Flash

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

BE dhe SHBA kundër Kurtit, ai e godet, ata e mbrojnë Lajçakun

Lapsi.al 19 September 2023
BE dhe SHBA kundër Kurtit, ai e godet, ata e mbrojnë Lajçakun

BE dhe SHBA i janë kundërvënë edhe një herë Albin Kurtit duke marrë nominalisht në mbrojtje ndërmjetësuesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, të cilin shefi i qeverisë në Prishtinë e ka akuzuar me një gjuhë të ashpër.

Kurti tha gjatë një konferencë shtypi të hënën se emisari Lajçak po ia mban krahun Beogradit zyrtar. “Lajçaku e Vuçiçi duket sikur të jenë koordinuar me një qëllim të vetëm, të bëjnë të pamundur një skenar ku marrëveshja zbatohet në tërësinë e saj. Ata po i japin jetë një skenari alternativ ku gjysma e marrëveshjes që përbën pjesën më të civilizuar fqinjësore dhe evropiane, të mos zbatohet asnjëherë” tha kryeministri kosovar duke nënkuptuar se synimi i tyre është vetëm themelimi i asocacionit të komunave serbe duke anashkaluar atë pjesë të planit franko gjerman që e obligon Serbinë të njohë ‘de facto” Kosovën. Albin Kurti që theksoi se kjo lojë ‘e mbyt marrëveshjen vazhdoi: “Kanë shkuar shumë larg në goditjen e Kosovës”. Nuk mund të shtrembërohet gjykimi im duke hedhur hi syve. Ose e zbatojmë gjithë marrëveshjen, ose nuk mund të zbatojmë vetëm ato që do Serbia. Kjo logjikë ka vdekur”.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Nuk ka nevojë Albini për Kosovën, por shqiptarët për Kurtin 

Mirëpo menjëherë pas këtyre deklaratave të forta edhe Brukseli edhe Uashingtoni janë solidarizuar me ish ministrain e jashtëm Sllovak, një vend që nuk e njeh Kosovën, Miroslav Lajcak. “BE-ja shpreh mbështetjen e plotë për përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell në cilësinë e Lehtësuesit të Dialogut Beograd-Prishtinë, si dhe Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajcak, dhe u kujton palëve se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon nëpër Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe nëpërmjet normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Të dy rrezikojnë të humbasin mundësitë për të përparuar në rrugët e tyre evropiane”, thuhet në komunikatën e Bashkimit Evropian.

Përkrahje për emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak, kanë shprehur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Departamenti Amerikan i Shtetit i ka vlerësuar punën e Lajcak duke thënë e njohin përpjekjet e palodhura të tij në kuadër të procesit të normalizimit Kosovë-Serbi.

“Ne (SHBA) mbetemi të angazhuar ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe partnerët e BE-së në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Falenderojmë dhe njohim përpjekjet e palodhura të Përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak”, kanë thënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Zërin e Amerikës.

Sekretet e Ohrit / Kurti rrëfen momentin kur Vuçiç përpak braktisi tryezën 

Lajçak gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka darkuar edhe me këshilltarin e DASH, Derek Chollet, dhe emisarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar (foto poshte).

Lajçak takon Chollet dhe Escobar: Jemi në të njëjtën linjë për Ballkanin Perëndimor - ATSH -

Ish-kryediplomati sllovak ka thënë se sa i përket situatës në Ballkanin Perëndimor, BE dhe SHBA janë në të njejtën linjë sa i përket rrugës përpara.

“Gjithmonë e dobishme e të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe ne jemi në të njëjtën linjë në lidhje me rrugën përpara”, ka shkruar Lajcak pas darkës me dy zyrtarë amerikanë të involvuar në dialogun Kosovë -Serbi.

Ekskluzive / Çfarë tha Albin Kurti ‘OFF” në Tiranë

Marrëveshjen Bazë me 11 nene dhe Aneksin për zbatimin e saj, Kosova dhe Serbia janë pajtuar në shkurt dhe mars të këtij viti. Por, marrëveshja nuk ka nisur të zbatohet.

Dokumenti, prej 11 nenesh, nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Po ashtu palët zotohen se do të zbatojnë marrëveshjet e arritura më herët në procesin e dialogut duke nënkuptuar këtu krijimin e asocacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë në BE, Kurtit dhe Vuçiçit i është propozuar të fillojnë me negociatat për krijimin e asocacionit dhe pikërisht kjo gjë ka shkaktuar mosdakordësinë e kryeministrit kosovar që bëri që ai të shpërthejë më pas edhe kundër ndërmjetësit për dialogun Miroslav Lajçak.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI