Flash

Alma Kaçi: Jetoj prej 3 muajsh pa drita e ujë, pronari i shtëpisë ka frikë mos na vendosin bombë (VIDEO)

Lapsi.al 19 September 2023
Alma Kaçi: Jetoj prej 3 muajsh pa drita e ujë, pronari i

Alma Kaçi, e reja që ishte pjesë e skandalit seksual të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit, është shprehur se prej 3 muajsh jeton pa drita dhe pa ujë, pasi sipas saj, pronari i shtëpisë ku ajo jeton me qira, kërkon ta largojë nga shtëpia, për shkak të frikës.

Komentet Kaçi i bëri përmes një interviste në Ora News, ku tha se momentalisht ajo ndihet e braktisur nga të gjithë familjarët.

Ajo i bën thirrje drejtësisë që të mundësojë të drejtat e djalit të saj, i cili është vetëm 12 vjeç.

“Jam e sigurt që opinioni publik do të thonë pse s’mendove për fëmijën, andej këtej. Kjo situata e fëmijës më vret. Djali është 12 vjeç, klasa e gjashtë, një nxënës ekselent dhe kjo më vret më tepër. Me anë ligjorë jemi divorcuar prej 6 vitesh, kurse kshtu, që kur djali ka qenë 2 muajsh. I ati nuk ka qenë këtu, ka krijuar një familje tjetër. Jetesa këtu dihet, kam punuar, puno sot, ha sot, jetesa këtu dihet.

Nuk ka lidhje Durrësi, por mënyra si ne shqiptarët i perceptojmë gjërat, lexojmë një artikull në rrjetet sociale dhe i bësojmë, pasi dëgjova që ma kanë bërë mamanë të verbër. Unë nuk jam shprehur kështu, ajo ka problemet e veta, është e moshës së tretë. Unë këtu jetoj me qera, pronari i shtëpisë që kur mori vesh këtë skandal, u tremb, jo do më vënë bombë te dera, jo kështu.

Ka prerë dritat dhe ujin si presion që unë të largohem, pavarësisht pagesat kanë qenë të rregullta. Mami vjen vetëm sa mbush ujë që na ndihmon dhe ikën te njerëzit e vetë. Unë jetoj vetëm me djalin, pa drita pa ujë prej 3 muajsh. Shkon djali karikon elektrikët nëpër lokale dhe… Nuk kam asnjë lloj mbështetjeje.

Nuk më takon mua të bëj denoncime. E vetmja gjë që mendoj është që ishalla që fëmija më vjen mirë në shtëpi. Kur nuk je mirë psikologjikisht, nuk mund të bësh projekte për të ardhmen. I drejtohem drejtësisë, që të mos më privohet e drejta e fëmijës sim”, është shprehur Kaçi.

https://www.youtube.com/watch?si=tuXizzEQ8E4xyC1c&fbclid=IwAR31ALhpkv3PtLPPDSpWRqt2Hj-I5z7_en8lXfqm93RxTC9kGW7Fm8MlAs0&v=B9n3oQOCuzo&feature=youtu.be

Të këshilluara

Dritan Goxhaj do të ekstradohet në Holandë

Pavarësisht të gjithë argumenteve të dhëna nga mbrojtja për shkelje të Kushtetutës nëse pranohej ekstradimi i ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt, Gjykata ...

18:30

Prokuroria kërkon rikthimin e Encës në burg

Enca Haxhia kishte mbjellë 5 vazo me hashash në apartamentin e saj në periferi të Tiranës dhe disa ditë më parë u duk se “ia hodhi paq”. Në seancën për caktimin...

18:24

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46