Flash

Seanca e Belerit në Apelin e Posaçëm, e pranishme në gjykatë edhe ambasadorja greke

Lapsi.al 18 September 2023
Seanca e Belerit në Apelin e Posaçëm, e pranishme në

Sot do të zhvillohet seanca gjyqësore në apelin e posaçëm për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Beleri kërkon ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’. E pranishme në gjykatë do të jetë edhe ambasadorja greke Kostandina Kamitsi si dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule.

Deri më tani, Beleri ka bërë 2 kërkesa për leje të veçantë që t’i mundësohet betimi si kryebashkiak, por burgjet e kanë refuzuar. Ndërsa në Gjykatën e Lartë, Beleri ka bërë 2 rekurse për të shpallur të paligjshëm arrestimin dhe përgjimet e prokurorisë.

Beleri, i cili doli kandidati fitues në Bashkinë e Himarës u ndalua nga policia gjatë fushatës lokale për korrupsion zgjedhor. Ai u arrestua më 12 maj dhe pavarësisht se ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, mbetet në qeli.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI