Flash

Lajçak për takimin Kurti-Vuçiç: Shpresonim për rezultat më të mirë

Lapsi.al 18 September 2023
Lajçak për takimin Kurti-Vuçiç: Shpresonim për

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se BE shpresonte për një rezultat më të mirë nga takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Lajçak ka shkruar se gjendja e dialogut dhe situata e tensionuar në veri të Kosovës, do të jenë objektiv i diskutimeve të ardhshme strategjike me partnerët amerikanë dhe evropian “për të përcaktuar hapat tanë të ardhshëm”.

“Javën e fundit e kalova në Bruksel, ku së bashku me ekipin tim, u përgatitëm për takimin e dialogut të nivelit të lartë të së enjtes të organizuar nga përfaqësuesi i politikës së jashtme, Josep Borrell. Siç është shprehur tashmë në komentet e shtypit nga HRVP, ne shpresonim për një rezultat më të mirë. Gjendja në dialog, së bashku me situatën e tensionuar në veri të Kosovës do të jenë objekt i diskutimeve të ardhshme strategjike me partnerët tanë amerikanë dhe europianë për të përcaktuar hapat tanë të ardhshëm. Pas takimit të nivelit të lartë, iu drejtova ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel. Unë jam mirënjohës për interesimin e tyre në dialog dhe për mbështetjen e tyre të fortë”, ka shkruar ai.

Ai ka deklaruar se ka zhvilluar takim gjithashtu me drejtorin e çështjeve politike dhe marrëdhënieve me jashtë të Këshillit të Evropës Miroslav Papa, të cilin e ka informuar për dialogun.

“Vlerësoj shkëmbimin interesant për zhvillimet në Këshillin e Evropës dhe konfirmimin e bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm në promovimin e standardeve evropiane në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI