Flash

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Kthimi i basteve/ Harrohet "plaga sociale", qeveria me fokus tek 2 miliard lekë fitime

Lapsi.al 18 September 2023
Kthimi i basteve/ Harrohet "plaga sociale", qeveria me fokus tek 2

Kur mbylli kazinotë në vitin 2018, kryeministri Rama luajti fort me kartën e plagës sociale, që rëndon mbi ekonominë e familjeve shqiptare. Në atë kohë, nuk ngurroi t'u drejtohej grave dhe vajzave që e mbështesnin mbylljen e kazinove dhe të pikave të basteve në masën 90% me premtimin se do t'i rikthente në shtëpi djalin apo burrin e sëmurë nga vesi.

Nuk munguan as deklaratat e forta me citimin e kuranit në studiot televizive për ata që sfidonin të nesërmen e fatit.

“Më shumë se 70% tregojnë se kanë probleme stresi dhe nervozizmi. 1 lojtar në 4, tregon se kanë tentuar një herë të vrasë veten” shprehej kryeministri në një intervistë në Zonë e Lirë.

Mijëra forca policie dolën në rrugë në fund të vitit 2018 për të mbyllur kazinotë dhe pikat e basteve në operacionin "Fundi i marrëzisë". Në qendër të propagandës ishte mbrojtja sociale për efektet negative të kumarit.

Por që atëherë, situata është përmbysur. Kazinotë në Tiranë janë rikthyer në menaxhimin e pak biznesmenëve, ndërsa së shpejti do të rihapen bastet.

Me ndryshimin e situatës në terren, ka ndryshuar edhe mendësia me të cilën qeveria i qaset fenomenit të kumarit. Nuk flitet më për mbrojtje të familjeve të cënuara, apo masa kufizuese të vesit të kumarit, por për fitime që kapin miliarda.

Lexo edhe: Rrëfimi i biznesmenit nga Tirana: Kam lënë 70 milionë me një dorë, luaja nga 8 e mëngjesit deri në 8 të mëngjesit

Lexo edhe: “Marrëzia” e të gjitha gënjeshtrave të Ramës me kazinotë

Në vitin 2024, qeveria planifikon të përfitojë vetëm nga bastet rreth 2 miliard lekë të ardhura, sipas zv.ministres së financave Vasilika Vjero që prezantoi ndryshimet ligjore në Komisionin e Ligjeve.

Por ndryshe nga çfarë deklaroi Vjero, nëse të 10 kompanitë do të licensohen shteti parashikon të arkëtojë rreth 6 miliard lekë, pra tre herë më shumë se sa fitonte para vitit 2018.

"Kanë qënë 3 kompani fizike bastesh sportive të licensuara të cilat gjeneronin mesatarisht 2 miliardë lekë përfitime për llogari të buxhetit të shtetit. Përafërsisht, përllogaritet që nëse do të licensohen 10 kompani këto të ardhurat do të shumëfishohen në 6.5 miliardë lekë" shkruhet në materialin që shoqëron ndryshimet ligjore..

Ndryshimet nuk parashikojnë asnjë masë shtesë për mbrojtjen e lojtarëve. Flitet për programe që do t'i vijnë në ndihmë lojtarëve, por ligji nuk parashikon asgjë konkrete se çfarë janë këto programe apo sa do të shpenzohet për to.

Përkundrazi lojtarët do të nxiten të luajnë nëpërmjet publicitetit të basteve që rikthehet në media.

"Publiciteti do të lejohet të kryhet në median elektronike, në faqet online të subjekteve të autorizuara, që zhvillojnë aktivitetin në fushën e lojërave të fatit apo në vendet ku zhvillohen veprimtari sportive me përjashtim të eventeve sportive të të gjitha disiplinave për kategoritë nën moshën 21 vjeç. Publiciteti i lojërave të fatit lejohet të kryhet edhe në median audiovizive nga organizatorët e lojërave të fatit lotari kombëtare dhe bingo televizive në fashat orare nga ora 20:00 në 08:00 të mëngjesit dhe nga organizatorët e basteve sportive online gjatë transmetimit të eventeve sportive dhe programeve sportive të lidhura me këto evente nga ora 22:00 deri në 08:00 të mëngjesit" shpjegoi Vjero, duke shtuar se publicitet të kazinove do të  ketë edhe në porte dhe aeroportet e vendit.

Veç transmetimit të reklamave në media, kompanitë e basteve do të lejohen të sponsorizojnë edhe skuadrat e futbollit, por në ligj nuk ka asnjë masë shtesë për parandalimin e trukimit të ndeshjeve.

Praktika e vendosjes së basteve sportive online e bën shumë herë më të lehtë aksesin e qytetarëve në lojë. Dikur, një lojtar që vendoste baste për ndeshjen e radhës duhej të dilte nga shtëpia për të paguar paratë për skedinën në pikën e basteve.

Me ligjin e ri, mjafton paraqitja në postë, apo lidhja e llogarisë bankare dhe vetëm një smartphone do të mjaftojë për aplikimin e bastit.

Në vendin tonë janë 7 kompani që ushtrojnë aktivitetin e kazinove. Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2022, të ardhurat e shtetit nga kazinotë ishin 3.1 miliard lekë, ndërsa në vitin 2023, deri tani të ardhurat janë rreth 2.3 miliard lekë.

Pasi dëgjoi zv.ministren e financave të flasë për miliardat që do të fitojë shteti nga bastet, deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndreca kërkoi që t'i jepet e drejta për të luajtur edhe banorëve në zonat ku nuk ka internet, madje kërkoi një mënyrë për të luajtur vetë fshehtas.

"Unë dua të luaj. Do nisem nga Lezha të vij këtu? është online? Si do ta aplikojë ai në mal të Tropojës? Do të luajë një fshatar në Mirditë. Si ta aplikojë ai? Edhe në lojëra fati ta kuptojmë që të gjithë qytetarët janë të barabartë. Një problem që kam, unë jam deputet, dua të luaj në fshehtësi. Nuk thyej as ligje, asgjë. Nuk dua ta kuptojnë ata se ky deputet i Lezhës luan edhe pak bixhoz. S'ka rëndësi mo. Si ta bëj?" tha Ndreca.

Petro Koçi ndërhyn nën zë "Bie llafi" dhe Ndreca vazhdon "Bie llafi. Si do luajë një personazh që nuk do ta marrë vesh askush, as me kartë, as me të dhëna atje". Vasilika Vjero i përgjigjet: "S'do luash!"./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI