Flash

Kosova dhe Maqedonia e Veriut me pika të përbashkëta kufitare

Lapsi.al 18 September 2023
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me pika të përbashkëta kufitare

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka shkruar një marrëveshja se nga sot Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë “pika të përbashkëta të kalimit kufitar”.

Sveçla tha se ka nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit-Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”.

“Nga sot, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar”, shkroi ai.

Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ‘Han i Elezit-Bllacë’ dhe ‘Glloboqicë-Jazhincë’, shtoi Sveçla.

Kjo marrëveshje, sipas Sveçlës “ka për qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve”. “Tani e tutje, qytetarët do të legjitimohen vetëm në njërën pikë kufitare”, ka përfunduar ai.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46