Flash

Apeli i Posaçëm lë në burg Fredi Belerin, nuk ndryshon masa e sigurisë

Lapsi.al 18 September 2023
Apeli i Posaçëm lë në burg Fredi Belerin, nuk ndryshon

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i arrestuar dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Avokati Dema, tha pas seancës se është e pakuptimtë që Beleri të vijojë të mbahet në arrest me burg, aq më tepër tani që hetimet janë mbyllur. Ai deklaroi se nuk është kërkuar gjykim i shkurtuar. “Do të jetë një proces i gjatë, pasi ne do të thërrasim shumë dëshmitarë”, deklaroi ai.

Në seancën e kësaj të hëne në Apel e pranishme ka qenë edhe ambasadorja greke  Kostandina Kamitsi si dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule. Arrestimi i Belerit ka acaruar marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. Kjo e fundit ka kërkuar lirimin e tij, me pretendimin se janë shkelur të drejtat e njeriut dhe ato të të pakicave, si dhe duke kërcënuar me bllokimin e rrugëtimit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Zyrtarët grekë po e ngrenë këtë çështje në instance të ndryshme ndërkombëtare.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI