Flash

Aksident në Elbasan, makina përplas këmbësorin 76-vjeçar

Lapsi.al 18 September 2023
Aksident në Elbasan, makina përplas këmbësorin

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan. Në rrugën “Qemal Stafa”, një automjet “Volsewagen” me drejtues shtetasin 46 vjeç, banues në Elbasan, ka aksidentuar shtetasin 76 vjeç, banues në Kusarth. I moshuari është transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:30, në rrugën “Qemal Stafa”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin, 46 vjeç, banues në Elbasan, ka aksidentuar shtetasin, 76 vjeç, banues në fshatin Kusarth, Elbasan.

I aksidentuari është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa me drejtuesin e automjetit, po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI