Flash

Gaz Bardhit i heqin të drejtat edhe në... grupin e WhatsApp të PD-së së vulës

Lapsi.al 17 September 2023
Gaz Bardhit i heqin të drejtat edhe në... grupin e WhatsApp të

Pasi e shkarkuan si Sekretar të Përgjithshëm të PD-së së vulës dhe e zëvendësuan edhe si kryetar të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhit i heqin edhe një tjetër të drejtë. Ai nuk është më administrator i grupit të WhatsApp që përdorin deputetët e “PD-së zyrtare”.mund të duket qesharake, por deri këtu arrin përplasja mes politikanëve të opozitës.

Në fillim qarkulloi një foto që tregonte se ish-deputeti i PD-së së vulës, Endri Hasa, (mbështetes i Bashës) kishte fshirë nga grupi në WhatsApp njoftimin e Gazment Bardhit, i cili lajmëronte se takimi i radhës i deputetëve do të ishte të martën në orën 12.00. Përveç fshirjes së njoftimit të Bardhit, Hasa ka hequr nga grupi edhe disa deputetë të tjerë.

Grupi Pd

Mësohet se pas këtij veprimi kanë bërë “left” nga grupi edhe disa deputetë të tjerë. Vetë Hasa ka bërë një koment në Facebook ku thotë se lajmi është i rreme dhe i fabrikuar nga vetë Bardhi. Sipas tij, bardhi nuk mund të jetë më “administrator” i grupit përderisa sipas trij është vetëm një deputet i thjeshtë.

“Tashmë është e njohur nga të gjithë përpjekja e tij, që për interesa personale sulmon PD-në, institucionet dhe drejtuesit e saj. Bardhi nuk është hequr nga asnjë grup whatsapp-i të administruar nga Partia Demokratike. Ai thjesht nuk është më administrator i grupit të whatsap-it, pasi tashmë ai nuk ka asnjë funksion, as në grupin parlamentar, as në PD.

Drejtimi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në zbatim të statutit, i është deleguar znj. Flutura Açka, e cila koordinon prej ditës së enjte veprimtarinë e grupit. Këto janë përpjekje qesharake të një njeriu që për interesat e tij personale kërkon të hedhë baltë dhe të dëmtojnë PD-në.

Koha kur PD-ja merrej zvarrë për interesa personale ka marrë fund, tani secili duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta dhe për rrugën që ka zgjedhur. Asnjë flirt, i disa individëve me Berishën apo me Ramën, nuk do të arrijë më, të dëmtojë interesat e PD-së, demokratëve dhe shqiptarëve që presin një alternativë të re, luftën kundër korrupsionit dhe një partneritet të ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe BE-në” – thuhet në komentin e Hasës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46