Flash

Gabimisht milioner/ 18-vjeçari gjen 10 milionë euro në llogarinë e tij

Lapsi.al 17 September 2023
Gabimisht milioner/ 18-vjeçari gjen 10 milionë euro në

Milioner për disa orë për shkak të një gabimi. Është historia e çuditshme që ka si protagonist Dane Gillespie, një 18-vjeçar nga Belfasti në Irlandën e Veriut. Një mëngjes, i riu kontrolloi llogarinë e tij bankare dhe pa se aty kishte 8.9 milionë paund, afërsisht 10 milionë euro. Ai rrezikoi të hynte në telashe, por nëna e tij e bindi që të kthente shumën.

“Mami, babi jemi të pasur”, - thirri djali duke u treguar prindërve shumën faraonike në llogarinë e tij. Dane ishte në pritje të një transferte prej 8900 £ nga gjyshja e tij, e cila e mbështeste për të paguar tarifat e universitetit. Transaksionit i ishin shtuar gabimisht 6 zero për shkak të një gabimi teknik nga Nationwide Building Society Bank. Nëna e 18-vjeçarit, Caroline, e ka rrëfyer historinë për tabloidin anglez “Mirror”.

Pavarësisht tronditjes fillestare kur pa atë numër, ajo tha se frenoi menjëherë entuziazmin e djalit të saj, që ishte gati dilte menjëherë nga shtëpia për të blerë një makinë luksoze. “Mos u bëj budalla”, - i tha ajo djalit, - “nuk janë paratë tona. Duhet të gjejmë një mënyrë për t'i kthyer menjëherë”.

Për disa orë, studenti ishte një nga milionerët më të rinj të Britanisë, por ëndrra ishte jetëshkurtër. Sapo banka u lajmërua për gabimin, ajo bërimenjëherë një korrigjim të transaksionit, duke hequr ato 3 zero shtesë që bënë një ndryshim të madh. Nëse ai nuk do të shlyente shumën, Dane do të kishte marrë një borxh shumë të lartë për të shlyer për moshën e tij të re.

“Ai thjesht nuk mund ta besonte se ishte një milioner 18-vjeçar. Ai thjesht donte të dilte dhe të shpenzonte, por nëse e bën këtë, duhet ta kthesh. Ai mendoi se ditëlindjet e tij kishin ardhur të gjitha menjëherë këtë mëngjes. Është çmenduri”, - përfundoi nëna e tij, Caroline. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46