Flash

Ndahet nga jeta gazetarja e njohur e Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi

Lapsi.al 16 September 2023
Ndahet nga jeta gazetarja e njohur e Zërit të Amerikës, Rudina

Ndahet nga jeta gazetarja e njohur e Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi. Gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv "Ditari" të Zërit të Amerikës, u nda nga jeta të martën, më 12 shtator, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit, njofton shërbimi shqip i Zërit të Amerikës. Ikja e saj e parakohshme, është një humbje e madhe për familjen dhe për kolegët e saj.

Për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e deri tek arti.

"Ne, kolegët e saj të Zërit të Amerikës, do ta mbajmë mend Rudinën për mprehtësinë, dinamikën, humorin dhe përkushtimin e saj" shkruhet mesazhin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës. Ajo la pas bashkëshortin, tre djemtë dhe nënën.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI