Flash

Gërryen shtratin e lumit dhe transportonin inerte, nën hetim tre persona

Lapsi.al 16 September 2023
Gërryen shtratin e lumit dhe transportonin inerte, nën hetim tre

Tre persona janë proceduar penalisht në Malësi të Madhe pasi janë kapur duke transportonin me kamion inerte të marra ilegalisht nga shtrati i lumit Shehu i Rrjollit për qëllime fitimprurëse. Po ashtu, mësohet se janë sekuestruar një ekskavator që shërbente për gërryerjen e shtratit të lumit dhe një kamion i mbushur me inerte.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Vijojnë kontrollet me qëllim goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të gërryerjes së shtretërve të lumenjve. U kapën teksa transportonin me kamion, inerte të marra ilegalisht, nga shtrati i lumit Shehu i Rrjollit, procedohen penalisht 3 shtetas. Sekuestrohen një ekskavator me të cilin ishte gërryer shtrati i lumit, dhe një kamion i mbushur me inerte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, si rezultat i kontrolleve dhe patrullimeve, të mbështetura në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë evidentuar dhe goditur një rast të gërryerjes së shtratit të lumit Shehu i Rrjollit, me qëllim nxjerrjen e kundërligjshme të inerteve.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. H., 56 vjeç, E. H., 37 vjeç dhe L. H., 20 vjeç, të tre banues në fshatin Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe. Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me kamion, inerte që i kishin marrë në mënyrë të kundërligjshme, nga shtrati i lumit Shehu i Rrjollit, për qëllime fitimprurëse.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një ekskavator që shërbente për gërryerjen e shtratit të lumit dhe një kamion i mbushur me inerte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI