Flash

Berisha: Veliaj i hoqi fondet arsimit dhe i kaloi te djegësi i tij

Lapsi.al 16 September 2023
Berisha: Veliaj i hoqi fondet arsimit dhe i kaloi te djegësi i tij

Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen me të zgjedhurit demokratë akuzoi Erion Veliajn se fondet e arsimi i ka kaluar te Incineratori.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Erion Veliaj është i dyti në radhë. Transparencë është jetike. Është unike në botë. Një kryetar bashkie që thotë se ka mbjellë 1 milion pemë. Ka vjedhur shumën për 1 milion fidanë.

Vetëm dje, u hiqte fondet arsimit dhe i kalonte te djegësi i tij.

Këta janë zinxhir. Kriteri i tyre më kryesor është hajdutëria, ndaj kudo që jeni, në këshillat bashkiakë, do të krijoni komisione hetimore, nuk do të pranoni kurrë mbledhje me dyer të mbyllura si në shpellat e mafies. Ju jeni parlamentarë vendorë.

Asnjë dallim përveç territorit nuk ka në krahasim me parlamentin qendror.

Do bëni gjithçka, që të qëndroni me të gjithë pushtetin tuaj.

Mburret kreu i bashkisë së Tiranës, se çmimet në Tiranë kanë arritur të tretat në Europë pas Mynihut e Parisit, në një kohë kur qytetarët i kanë ata mollë e ndaluar.

Tani kanë shpikur çmimet e referencës, 54 përqind rrit çmimin me çmimet e referencës.

Këta nuk kanë interes tjetër përveç klaneve të drogës që përfaqësojnë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI