Flash

Berisha: Amant Josifi dhe Olsi Rama vodhën 1 miliard euro nga Shqipëria

Lapsi.al 16 September 2023
Berisha: Amant Josifi dhe Olsi Rama vodhën 1 miliard euro nga

Ish-kryeministri Sali Berisha iu drejtua demokratëve duke u theksuar se misioni i tyre është rivendosja e pluralizmit në qeverisjen vendore, duke nisur nga transparenca.

"Detyrat tuaja janë të shumta, unë theksova se është një mision i rivendosjes së pluralizmit të vërtetë në qeverisjen vendore.

Së pari, duhet të fillojmë me transparencën. Errësira, dhe vjedhja në errësirë, është tipari më kryesor i qeverisjes së sotme.

Më abuziv se kushdo tjetër është Edi Rama. Do ju jap shembullin e fundit. Amant Josifi për çdo shqiptar, i lidhur si mishi me thoin me Olsi Ramën. A e morët vesh ju që drejtësia shqiptare, gjer sot nuk ka një mandat arresti, paçka se partnerët, prej dy vitesh kanë sjellë të gjithë të dhënat. Në skemën piramidale prej 2.4 miliardë euro të grupit Milton, 1 miliard është vjedhur nga Olsi Rama dhe Amant Josifi nga Shqipëria. Dhe pretendohet për reformë, në një kohë kur nuk kanë kurajën minimale të qëndrojnë për 1 miliard euro të vjedhura në Shqipëri. Krimii ka ndodhur në Shqipëri. Nuk ka drejtësi në botë, përveç drejtësisë që kontrollon Edi Rama, që të mos i presë mandat arresti atij. U dhashë këtë shembull, por mund të jap shembuj të tjerë.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI