Flash

Met Veliu shpall se votat e Bashës do i përdorë Rama

Lapsi.al 15 September 2023
Met Veliu shpall se votat e Bashës do i përdorë Rama

Lulzim Basha ishte i gatshëm që edhe një herë më shumë t'i bashkonte votat me shumicën parlamentare për rritjen e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo e ka entuziazmuar së tepërmi reporterin legjendar, Muhamed Veliu, i cili ka bërë thirje nga ekrani i Top Channel, që Rilindja dhe Vula të bëhen edhe herë të tjera bashkë për reforma të rëndësishme.

"Vota pro reformës në drejtësi është sinjali se edhe reforma të tjera qe kërkojnë shumicë të cilësuar mund të votohen në të njëjtën mënyrë. Reforma e radhës dhe me urgjentja është reforma zgjedhore e cila ka mbetur ne vend për shkak të amullisë që përfshiu për disa vite rresht Partinë Demokratike", ka thënë Meti i madh.

Ish korrespondenti i këtij televizioni në Londër, që u largua prej andej për arsye të errëta, e ka përligjur këtë bashkëpunim me faktin se "shumica e deputeteve demokrate qe janë mbledhur rreth Berishës nuk kane treguar dëshirë për bashkëpunim".

©Lapsi.al

Të këshilluara

Çmimi i naftës kap vlerën 200 lekë/litri

Çmimi i karburanteve po shtrenjtohet në pikat e shitjes. Nafta po shitet me 200 lekë për litër, ndryshe nga java e kaluar kur tregtohej 195 lekë. Rritja e çmimi...

19:03

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46