Flash

Lajçak kundër Kurtit: Jo realiste kërkesa e tij që gjithçka të fillojë me njohjen “de facto”

Lapsi.al 15 September 2023
Lajçak kundër Kurtit: Jo realiste kërkesa e tij që

Serbia dhe Kosova zhvilluan të enjten në Bruksel një raund të ri negociatash për normalizimin e marrëdhënieve të tensionuara, por nuk arritën të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre. Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, paralajmëroi se kjo mund të dëmtojë shpresat e tyre për anëtarësim në BE. Në një intervistë për median sllovake TASR, diplomati Miroslav Lajçak kujtoi se procesi i normalizimit të marrëdhënieve arriti një “pikë kthese” pasi të dyja palët në shkurt dhe mars në Ohër, ranë dakord për dokumentet thelbësore që çojnë në normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella.

“Megjithatë, zbatimi i vërtetë i marrëveshjes nuk ka filluar ende për 6 muaj. Të dyja palët kanë një shkallë të madhe mosbesimi ndaj njëra-tjetrës. Ata thonë më jep atë që meritoj dhe pastaj do të bëj atë që është e nevojshme” - e përshkroi situatën Lajçak.

Ai shtoi se nuk funksionon kështu dhe për këtë arsye BE-ja paraqiti një propozim prej 7 pikash që lejon të dyja palët të ecin paralelisht. Për shembull, Prishtina do të fillojë të negociojë garancitë për serbët në veri të Kosovës dhe se Serbia gradualisht do të fillojë të përmbushë obligimet e saj. Sipas Lajçak, propozimi i BE-së është transparent dhe i matshëm dhe se ai mund të ndalet në çdo kohë nëse njëra palë ndalon përmbushjen e detyrimeve të saj.

Ai i cilësoi të vështira negociatat e së enjtes mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Kurti e hodhi poshtë propozimin e ri të BE-së ndërsa Vuçiç u pajtua me tw.

“Kurti insiston në një dokument që “de fakto” të fillojë me njohjen e Kosovës nga Serbia dhe vetëm më pas të bëjë pjesën e tij të punës, që natyrisht nuk është një rrugë realiste përpara”, - shpjegoi Lajçak.

Ai ka theksuar se në këtë moment nuk është e nevojshme që në emër të BE-së të fokusohet në negociatat e mëtutjeshme me Kosovën dhe Serbinë. Megjithatë, ai po fillon një sërë konsultimesh me vendet anëtare të BE-së, Britaninë dhe SHBA-në, për të cilat do të shfrytëzojë edhe seancën e shtatorit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Qëllimi i këtyre konsultimeve është të arrihet në një përgjigje të unifikuar dhe të koordinuar të bashkësisë ndërkombëtare për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Lajçak theksoi se është thelbësore që këtë vit të nisë zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Nëse procesi mund të ngrihet dhe të fillojë, ai do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

“Nëse ato vendime themelore nuk merren para fundit të vitit, kam frikë se kalendari politik në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara do të jetë i tillë që ta shtyjë këtë axhendë në fund. Jam i bindur se marrëveshja e Ohrit është dokumenti më i mirë. Të dyja palët e pranuan dhe do të ishte turp nëse do të binte në pluhur. Në atë rast presim më shumë konflikte, përshkallëzim të tensionit dhe ndoshta edhe më shumë dhunë në veri të Kosovës”, - ka përfunduar ai.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI