Flash

Dëshmitë tragjike/ Çfarë thanë shqiptari dhe greku para vrasjes në Pire

Lapsi.al 15 September 2023
Dëshmitë tragjike/ Çfarë thanë shqiptari dhe greku

Vetëm 9 sekonda, i mjaftuan një 68-vjeçari grek për t'i marrë jetën një 39-vjeçari shqiptar, roje parkingu në Pire, baba i 3 fëmijëve. Briken Limka, me origjinë nga Korça kishte pasur një debat me autorin, i cili sipas dëshmitarëve okularë grindej çdo ditë me jo vetëm me viktimën, por edhe me fqinjët e tjerë.

Pas sherrit, autori shkoi në banesë dhe mori armën e gjahut. Sapo ka parë shqiptarin e ka qëlluar në fytyrë. Viktima ka mundur të bërtasë: “Vrapo Kosta!” duke iu drejtuar kolegut të tij, por ka marrë vetë plumbin. Menjëherë është rrëzuar në tokë, por autori nuk e ka lënë me kaq.

Ai është afruar dhe e ka qëlluar edhe një herë në kokë. “Mbarova punë me ty tani”- thuhet se ka bërtitur autori duke treguar se sa i vendosur ishte për të vrarë. Më pas 68-vjeçari u nis menjëherë për në shtëpinë e tij. Sipas një gruaje që ndodhej në mesditë në vendin e ngjarjes, autori nuk kishte as makinë, por shfaqte shpesh sjellje obsesive dhe kishte një mosdashje të madhe për parkingjet.

[caption id="" align="alignnone" width="492"]Ky është shqiptari që u qëllua me dy plumba në kokë për vendin e parkimit  në Greqi – BoldNews.al Viktima[/caption]

“Ata patën një debat. Ai u ngjit në shtëpinë e tij dhe mori pushkën. Kur u largua tha "tani mbarova me ty" dhe më pas u largua. Priti me këmishën hapur që ta arrestonin. Ai ishte një njeri i çuditshëm. Dy vjet më parë ai pati një aksident me makinë. Nuk kishte makinë, por nuk i pëlqenin parkingjet. I konsideronte të paligjshme”, - shpjegon gruaja.

[video width="480" height="264" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/bandicam-2023-09-15-19-29-59-622-1.mp4"][/video]

Një tjetër grua që njihte autorin e moshuar e konsideron si një person që shpesh shkaktonte probleme dhe debatonte me fqinjët për arsye të parëndësishme. Gruaja e cila prej vitesh jeton në këtë zonë rrëfen ngjarjen.

thima_peiraias

“Rreth orës 1 e çerek dëgjojmë të shtëna. Zhurma ishte shumë e fortë. Dëgjoj zëra. Pashë fqinjin. Ai hapi zjarr mbi djaloshin dhe iu kthye përsëri. E mbushi dhe i dha edhe një goditje tjetër”, - përshkruan gruaja ngjarjen tragjike. Ajo shpjegoi se autori “ka 16 vite që lufton me të gjithë, duke u krijuar probleme të gjithëve. Ai nuk është i çmendur. Ai është i keq. I thanë se parkingu është privat, por ai nuk kuptonte”. /LAPSI.al

Të këshilluara

Çmimi i naftës kap vlerën 200 lekë/litri

Çmimi i karburanteve po shtrenjtohet në pikat e shitjes. Nafta po shitet me 200 lekë për litër, ndryshe nga java e kaluar kur tregtohej 195 lekë. Rritja e çmimi...

19:03

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46