Flash

12 mijë fara kanabis dhe fishekë luftarak në banesë, arrestohet 29-vjeçari në Fier

Lapsi.al 15 September 2023
12 mijë fara kanabis dhe fishekë luftarak në banesë,

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi i janë gjetur në banesë mbi 12 mijë fara kanabisi, fishekë luftarak dhe një armë e ftohtë.

Në kuadër të operacionit “Stadi” u arrestua Fatjon Sheri.

Njoftimi i policise:

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Stadi”, për goditjen e njëkohshme të disa veprimtarive kriminale.

Sekuestrohen 12 100 fara të cannabis sativës, fishekë luftarak dhe një armë e ftohtë, si dhe asgjësohen disa bimë narkotike.

Posedonte dhjetëramijëra fara të bimës cannabis sativa, me qëllim kultivimin dhe shitjen e tyre, si dhe kishte kultivuar në vazo, disa bimë narkotike, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.

Gjatë kontrolleve, të arrestuarit iu gjetën dhe fishekë luftarak, si dhe një dorezë metalike.

Në vijim të punës së Policisë, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë siguruar informacion se një shtetas kryente disa veprimtari kriminale, në banesën e tij, në lagjen “Kryengritja”.

Në bazë të këtyre informacioneve u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Stadi”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi F. Sh., 29 vjeç.

Gjatë kontrolleve në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 12 100 fara të dyshuara të bimës narkotike cannabis sativa, fishekë luftarakë dhe një dorezë metalike. Gjithashtu, nga kontrollet u konstatua se ky shtetas kishte kultivuar në vazo, 17 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI