Borrell në anën e Serbisë dhe fajëson Kurtin: Po na mbaron koha!
Albin Kurti "nuk ka qenë i gatshëm që të ecë përpara me fillimin e një procesi të besueshëm për themelimin e Asociacionit. Në vend të kësaj, ai ka insistuar që të formalizohet njohja de facto si hap i parë", tha pas takimit Borrelli, i cili shtoi se ky ka qenë "kompromisi më i mirë që kemi mundur të ofrojmë. Por sipas palës kosovare nuk ka qenë kështu. Kryeministri Kurti, deklaroi pas takimit se "kushtëzimi i Serbisë" për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe "është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së"."Është për të ardhur keq që emisari evropian, Lajçak, e ka pranuar një kushtëzim të tillë", tha Kurti. Ai tha se Lajçak e ka bërë këtë "në cenim të funksionit të tij si lehtësues dhe ndërmjetësues".
Kurti: S’ka pasur asnjë propozim në tryezën e Brukselit, përveç se asaj që kam sjell unë si kryeministër
Shefi i qeverisë së Kosovës ka deklaruar sërish se as negociatat rreth dialogut nuk janë tabu, por se për to duhet folur në bazë të një plani konkret të përcaktuar më parë". Ama në anën tjetrë ai ka vendosur vijat e kuqe: "nuk mund të negociohet nëse, fillimisht, nuk biem dakord për udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes".
Më i kanaqur nga takimi doli presidenti serb, i bindur se këtë rradhë i kishte pas vetes ndërkombëtarët: Vuçiç tha se bisedimet përfunduan pa sukses, pasi Kurti, sipas tij, "e refuzoi propozimin evropian". "Ne të gjithë i kemi propozimet tona - shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar", u tha Vuçiç gazetarëve. Që kur ka filluar lufta në Ukrainë dhe sidomos pas nisjes së negociatave Kosovë Serbi në bazë të planit Franko Gjerman, fuqitë perendimore po mbajnë anën e Serbisë për të mos lejuar në asnjë çast rreshkitjen e saj drejt Putinit. Shumë analistë, kongresëmenë amerikanë dhe deputetë ëvropianë mendojnë se kjo po bëhet në dëm të Kosovës. Pikërisht në këtë sfond u zhvillua edhe takimi i sotëm për të cilin Albin Kurti i fajësuar nga BE, pretendon se negociatorët u bënë njësh me njërën nga palët. ©Lapsi.al