Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Spiropali i përmendi "noc rrokun"/ Berisha citon Frojdin për termat banale tek femrat

Lapsi.al 14 September 2023
Spiropali i përmendi "noc rrokun"/ Berisha citon Frojdin për

Pas emërimit të ministrave të rinj nga Rama, Berisha hodhi një kunjë drejt Elisa Spiropalit, për të cilën tha se do të ishte bërë ministre e jashtme, sikur të mos ekzistonte një video e saj me Bajrat e Shkodrës. Berisha tha se videon nuk e dispononte, por për të kishte dëgjuar të flitej.

Këtij provokimi, Elisa Spiropali iu përgjigj duke përmendur "noc rrokun", një term që Rama e përdor shpesh në fjalimet para socialistëve.

"O Sali, shih gjej ndonjë kurë për ankthet e tua, se për mua edhe 100 vjet të rrëmosh nëpër skuta e nëpër zgëqe, noc rrokun do gjesh" shkruajti Spiropali në një status në rrjetet sociale. Për statusin e plotë kliko KETU.

Por në seancën e sotme, pasi foli për pensionet e ulta, për pagat e larta të gjykatësve të kushtetueses apo për ministrat e rinj, Berisha i ktheu përgjigje Spiropalit duke cituar Frojdin, për të shpjeguar përdorimin e frazave banale tek të rriturit.

"Do i them dy fjalë kësaj Elizës. Ke përdorur një term jo shumë të fisshëm. Po unë nuk do merrem më këtë, ti kërkon të biesh në vulgaritet, por unë nuk bie. Unë jam mjek dhe Zigmund Frojd ka gjetur se zhvillimi i njerëzve kalon në pesë faza. Faza e tretë është stadi falik. Shumica e kalojnë si një stad të pranuar. Disa mbeten aty dhe disa kanë kompleksin e Edipit. Ky kompleksi i stadit të tretë u ndodh edhe vajzave. Problemi është se Frojdi e quan këtë, zilia falike te vajzat" tha Berisha.

Nuk dihet se pse, por kryetarja e kuvendit i ndërpreu fjalën Berishës për përdorimin e termave që asaj nuk iu dukën të përshtatshëm.

Pas Berishës foli edhe Spiropali që e quajti Berishën "të rrudhur dhe të mpakur" për shkak të moshës.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46