Flash

Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit, mungojnë Bllako dhe Koka

Lapsi.al 14 September 2023
Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit, mungojnë Bllako dhe Koka

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për inceneratorin e Elbasanit. Sipas informacioneve mësohet se shkak për shtyrjen është bërë mungesa e ish-ministrit Lefter Koka dhe ish-sekretarit Alqi Bllako dhe mungesa e një prej avokatëve të kompanisë "Integreatet Tecnology Service" që do të realizonte mbrojtjen.

Ndërkohë kujtojmë se prokuroria ka kërkuar dënimin në total me 52 vite burg për 9 të pandehurit. Për Kokën organi i akuzes kërkoi 10 vite burg, për Bllakon 4 vite ndërsa për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave është kërkuar dënimi me të paktën 4 vite heqje lirie për shpërdorim detyre. Ndaj ish ministrit Koka rëndojnë tre akuza, ajo e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë ndërsa për Bllakon rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Gjykata ka vendosur që seanca e rradhës do të zhvillohet me 21 shtator në orën 09:30.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI