Flash

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Lapsi.al 14 September 2023
Parashikimi i motit për këtë të enjte

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe në shumë qytete të zonës së ulët, ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Parashikohet që në orët vijuese vranësirat gradualisht të shtrihen në të gjithë territorin shqiptar, ku më të theksuara do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore duke krijuar mundësi për momente me pika shiu vetëm në ekstremin verior të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mbeten konstante në mëngjes në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 34°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që pasditja të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë republikën e Kosovës ku më të theksuara vranësirat priten në zonat veriore dhe veriperëndimore duke sjellë reshje të pakta shiu. Temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të ngjiten deri në 31 gradë C në qytetin e Prizrenit.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV vijon të jetë nën mbizotërimin intervaleve të gjata me kthjellime gjatë orëve të paradites por pritet që herë pas here të ketë dhe vranësira të lehta prezente. Ndërsa pjesa e dytë e ditë do të shtojë gradualisht vranësirat në të gjithë MV por mundësia për reshje është thuajse zero. Temperatura minimale do të shënohet në Gostivar 14 gradë C ndërsa maksimalja pritet të shënohet sërish në qytetin e Shkupit deri në 32 gradë C.

Europa

Rajoni i Balltikut si edhe Ishujt Britanikë do të paraqiten nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat sjellin në këto rajone të kontinentit reshje të shoqëruara, herë pas here me fuqizim të parametrit të erës. Po ashtu me vranësira dhe shira intensivë vijon situata në Europën Jugperëndimore pres disa ditësh duke sjellë probleme në Portugali e Spanjë ndërsa nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta do të jetë e gjithë pjesa tjetër e Europës ku kthjellime më të theksuara si edhe temperatura të larta priten në Ballkanin Perëndimor.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI