Flash

Ministri grek mesazh Shqipërisë: Nuk mund të pranojmë në BE vende që nuk përmbushin parimet bazë

Lapsi.al 14 September 2023
Ministri grek mesazh Shqipërisë: Nuk mund të pranojmë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgos Gerapetritis, ka komentuar çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, që ndodhet në burg prej 12 majit. Në një dalje për mediat në Athinë, Gerapetritis duke folur për integrimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, është shprehur se Greqia nuk mund të pranojë vende kandidate që nuk përmbushin kriteret e anëtarësimit dhe parimet bazë të BE-së.

Këtu Gerapetritis i është referuar Shqipërisë duke thënë se demokracia dhe shteti i së drejtës, janë thelbësore për një vend kandidat. I pyetur për Belerin, Gerapetritis tha se arrestimi dhe mbajtja në burg e tij, përbën një devijim nga e drejta evropiane, dhe shkelje të qartë të të drejtave politike të Belerit.

"Secili vend ka karakteristikat e veta të veçanta dhe ne duhet t’i respektojmë ato, por gjithashtu duhet të respektojmë termat dhe kushtet e vendosura nga institucionet e Bashkimit Evropian dhe në veçanti nga Këshilli Evropian, dhe që kanë të bëjnë me respektimin e rregullave themelore të Bashkimit Evropian. Sidomos në mesin e tyre, në radhë të parë vlerësoj respektin për demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Sot pata rastin të diskutoj me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut për çështjet që kanë të bëjnë me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor dhe në veçanti të vendit fqinj, për të konstatuar çështjet që dalin dhe për të përcjellë qëndrimin themelor të vendit tonë, që në parim ne kërkojmë dhe inkurajojmë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Megjithatë, respektimi i shtetit ligjor kërkon edhe një qëndrim praktik, i cili tregohet në jetën e përditshme dhe jo vetëm në institucione.

Rasti i kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Belerti, mendoj se përbën një devijim nga e drejta evropiane. Është lajthitje, përderisa një kryetar i zgjedhur për Pushtetin Vendor, nuk ka mundur të marrë përsipër detyrat e tij, sepse nuk është lejuar, të betohet dhe të marrë përsipër detyrat e tij. Kjo, nga pikëpamja e vendit tonë dhe nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare, përbën shkelje të qartë të të drejtave politike të zotit Beleris, shkelje të prezumimit të pafajësisë dhe të shtetit ligjor. Prandaj, po, në parim ne mbështesim me gjithë zemër integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por duhet treguar respekt për parimet e Bashkimit Evropian, të cilat në një masë të madhe janë edhe parime universale dhe kanë të bëjnë me demokracinë dhe shtetin e së drejtës," tha Gerapetritis.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI