Flash

Masakra në Greqi/ Detaje të reja nga vrasja e 6 turqve

Lapsi.al 14 September 2023
Masakra në Greqi/ Detaje të reja nga vrasja e 6 turqve

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i gjashtë personave në Greqi më 11 shtator 2023. Mësohet se viktimave 10 minuta para vrasjes, atyre u është dërguar një mesazh në celularin e tyre, raportojnë mediat e huaja.

Sipas publikimit, në SMS thuhej: “Pozicioni yt është zbuluar, dil menjëherë nga shtëpia, do të të vrasin”.

Sipas raportit të gazetës turke, Yeni Safa, 6 turqit kur kanë marrë këtë mesazh kanë vendosur të largohen nga shtëpia të cilën e kishin marrë me qira në Lutsa, duke mos ditur se disa kilometra më poshtë do t'u zënë pritë.

Ndërkohë një ditë më parë (13 shhtator2023) mediat e huaja publikuan emrat dhe fotot e tyre. Sipas publikimit, emrat e tyre janë: Doruk Ersu Büyüktunç, Abdurrahman Tekrü, Ömer Kanza, Ozan Kaan Tozlu, Barış Çağan dhe Burak Tahmaz. Gazeta turke ka postuar një foto në Tik Tok ku shihen 6 personat e ekzekutuar, duke lënë edhe një mbishkrim "ne hakmerremi".

Nga hetimet paraprake është zbuluar se 6 viktimat ishin anëtarë të një grupi kriminal, i cili vepronte jashtë vendit dhe jo në Greqi. Gjithashtu raportohet se në masakër janë përdorur përfundimisht 4 armë zjarri, dy prej të cilave janë të llojit pistoletë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe në shumë qytete të zonës së ulët, ndërsa në zonat malore do të ketë kt...

07:45

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI