Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Borrell në anën e Serbisë dhe fajëson Kurtin: Po na mbaron koha!

Lapsi.al 14 September 2023
Borrell në anën e Serbisë dhe fajëson Kurtin: Po na mbaron

Kryediplomati evropian Josep Borrell ka folur në lidhje me takimin e sotëm në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Borrell ka treguar që BE-ja ka pasur një propozim konkret kompromisi e i cili parashihte që të zhvilloheshin dy procese paralelisht: edhe themelimi i Asociacionit – si kërkesë e Serbisë por edhe aspektet politike të Marrëveshjes – si kërkesë e Kosovës.

“Palët e nisën nga qëllime të kundërta. Kryeministri Kurti donte aspektet politike të normalizimit së pari. Ndërsa Serbia do që të fillojë me themelimin e Asociacionit së pari... prandaj ne kemi propozuar atë që e shohim si të vetmin kompromis... që do të mundësonte që këto dyja të bëheshin paralelisht.” – u shpreh shefi i diplomacisë së BE-së.

Por, sipas tij kjo është kundërshtuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Sot kam provuar me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq që të gjejnë zgjidhje bazuar në propozimin tonë. Fatkeqësisht, pas një takimi goxha të gjatë, kryeministri Kurti nuk ishte gati që të ecte përpara... Ai insistonte që të formalizohej njohja de jure e de fakto të saj. Presidenti serb e pranoi këtë propozim. Ai erdhi me propozimin e tij, por në fund e pranoi propozimin tonë,” – vazhdoi ai.

Borrell më pas kritikoi mungesën e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe Brukselit duke thënë.

“Mungesa e veprimeve nga secila palë nënkupton se të dyja palët, edhe Kosova e edhe Serbia po shkelnin seriozisht obligimet e dialogut;” – tha z. Borrell.

Ai e quajti Marrëveshjen e Ohrit si “shumë të mirë” për të ecur përpara nëse do të zbatohej.

“Më vjen keq ta them që po na mbaron koha. Në fund të ditës, ata që do të vuajnë më së shumti do të jenë qytetarët shkaku i liderëve të tyre që nuk mbajnë fjalët,” – tha Borrell.

“Edhe Kurti e edhe Vuçiqi thonë se duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian... mu desh t’ua kujtoj atyre se rruga për në BE shkon përmes dialogut,” – vazhdoi ai.

Sipas tij ai iu ka thënë liderëve se nuk ka ecje përpara pa pasur fillimisht përparim në dialog.

“Mendoj se tash është koha që ta çojmë përpara procesin,” – tha z. Borrell.

Në këto momente po flet edhe kryeministri Albin Kurti.

/Nacionale.com/

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46