Flash

Bruksel/ Borrell dhe Lajçak presin Vuçiç, më pas takim me Kurtin

Lapsi.al 14 September 2023
Bruksel/ Borrell dhe Lajçak presin Vuçiç, më pas takim

Sot në Bruksel zhvillohen takimet e nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Mësohet se përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, si dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë takuar së pari Vuçiç dhe më pas do të zhvillojnë një takim me Albin Kurtin.

Sipas agjendës së publikuar nga BE-ja, pas takimit në orën 09:00, nga ora 10:00 nis takimi Borrell-Lajçak-Kurti, ndërsa në orën 11:00 është paraparë që të zhvillohet takimi trelateral. Pas takimeve, Borrell do të dalë në një konferencë për media ku pritet të shpalos detaje rreth takimit.

Takimi vjen në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës. Situata atje është acaruar qysh nga fundi i majit. Atëkohë, grupe serbësh kishin nisur protestat për të kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë, nën përcjelljen e policisë në zyrat e komunave në veri.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe në shumë qytete të zonës së ulët, ndërsa në zonat malore do të ketë kt...

07:45

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI