Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Dëshmia/ I del boja ndëshkimit për sy e faqe të Rrajave në Fushë-Krujë

Lapsi.al 13 September 2023
Dëshmia/ I del boja ndëshkimit për sy e faqe të Rrajave

Në pamundësi për ta mbajtur të fshehtë videon ku socialistët Rraja të Fushë-Krujës shfaqeshin duke rrahur dy persona me hunj dhe pistoleta, kryeministri Rama u angazhua personalisht në dhënien e një ndëshkimi shembullor, për të përgënjeshtruar hipotezat se kjo lloj barbarie ishte produkt i bashkëpunimit të tij me këta njerëz.

Vendimi i parë që mori ishte shkarkimi i ministrit të brendshëm Bledi Çuçi për neglizhencën që ky kishte shfaqur me Rrajat.

Vendimi i dytë ishte largimi i deputetit Rrahman Rraja nëpërmjet dorëheqjes. Në një letër publike, ku shpjegoi dorëheqjen Rrahman Rraja i kërkoi personalisht ndjesë kryeministrit Rama për shqetësimin e madh që i kishte shkaktuar dhe që Rama "nuk ia kishte borxh".

Siç ndodh rëndom kur ka skandale të tilla, nuk munguan as shkarkimet në polici. Shefa komisariati dhe shefa të tjerë të dikastereve në Fushë-Krujë, që kishin qëndruar duarkryq u zëvëndësuan menjëherë.

Kuptohej se qëllimi i këtyre lëvizjeve, me autor kryeministrin Edi Rama, ishte që t'i tregonte opinionit të gjerë se nuk kishte të bënte me skena të tilla të dajakut ditën për diell dhe se ai personalisht kishte forcën e nevojshme për t'u shkëputur nga krimi.

Lexo edhe: Banditët e Krujës, fytyra e pushtetit të Edi Ramës (VIDEO)

Lexo edhe: Katër momentet kur shteti la në baltë viktimat e Rrajave të Fushë-Krujës

Lexo edhe: Dritëhijet e Ministrit të ri të Brendshëm Taulant Balla në lidhje me krimin

Për ta bërë më të qartë këtë, ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla doli në media që ditën e parë të detyrës me një kërkesë për shefat e policisë: të arrestonin djalin e deputetit Rraja, Rexhepin dhe vëllain e tij, që në filmime shfaqej me pistoletë në dorë. Balla u tha policëve se duhej t'i kryenin këto arrestime edhe pse Ramazan Rraja ishte miku i tij.

Në dukje, masat e marra janë drastike, por rrëfimi i njërit prej viktimave Jashar Majës për Euroneës mbrëmjen e kaluar të çon në përfundimin se të gjitha këto ishin sa për sy e faqe.

Edhe pas ndërrimit të ministrit, edhe pas dorëheqjes së deputetit Rraja, edhe pas ndërrimit të të gjithë shefave të policisë në Fushë-Krujë, Rrajat e shpallur në kërkim vazhdojnë të qarkullojnë të lirë në qytet, tregoi ai.

"Për cfarë arsyeje janë mbajt ato brenda dhe nuk kapen autorët? Ata që janë në video me armë. Ku janë në kërkim?" u shpreh ai duke pohuar se personat e shpallur në kërkim janë ende të lirë. VIDEO KETU

"I kam thënë shefit të hetimeve edhe sot. Pse nuk kap autorët që i ke patllake në dorë? "Do t'i kapim" thotë. I thashe edhe shefit të komisariatit pas ngjarjes kur më erdhi në shtëpi. "Do t'i kapim" tha. Po, po. Dmth prit gomar të mbijë bar" tha Jashar Maja, duke rrëfyer se të shpallurit në kërkim kanë dalë hapur në Fushë-Krujë, madje edhe mund të filmoheshin lehtësisht në të njëjtat ambjente ku qëndronin më parë.

Njëri prej tyre, tregoi Maja i ka dërguar edhe fjalë duke i thënë se "do bëj burgun, mbrapa do të më njohësh".

Dëshmia e Jashar Majës, që pranon se i ka parë në Fushë-Krujë personat e shpallur në kërkim nga fisi Rraja, madje edhe është kërcënuar prej tyre e zhbën të gjithë propagandën qeveritare për ndëshkimet shembullore që u kryen pas daljes së videos. Nga sa thotë i dhunuari, të gjitha lëvizjet në ministri, në grupin parlamentar të PS dhe në polici u bënë për t'i hedhur hi syve publikut.

Sepse në realitet, Rrajat e Fushë-Krujës mbeten të paprekshëm. Edhe pse ligjërisht janë në kërkim ata janë të lirë dhe të paprekshëm. Maksimumi që i prek është ndonjë fshikullim në media për hir të propagandës qeveritare./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI