Flash

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

Rama vazhdon me kunja për Athinën:"Ne s'na jep dot leksione për minoritetet"

Lapsi.al 13 September 2023
Rama vazhdon me kunja për Athinën:"Ne s'na jep dot leksione

Edi Rama po e mban gjallë flakën e konfliktit me Greqinë. "Ne s'na jep dot askush leksione për minoritetet", ka thënë ai duke shtuar se legjislacionin e ri për minoritetin "e kemi bërë pa na i kërkuar njeri".

"Jam krenar për mënyrën si Shqipëria i ka integruar dhe i trajton minoritetet. Nëse ka probleme për dikë apo për disa në një komunitet me etni tjetër janë probleme që janë njësoj me komunitetet me etni shqiptare, nuk ka asgjë të ndryshme. Nuk ka një minoritar që të ngrihet dhe të thotë që unë kam një problem që lidhet me faktin që jam me etni tjetër" tha kryeministri gjatë një konference për regjistrimin e popullsisë dhe banesave.

Këtë 18 shtator INSTAT do të nisë Censin e Popullsisë dhe Banesave. Kryeministri Edi Rama i cili ishte sot i pranishëm në konferencën hapëse për Censin dha një mesazh të fshehur edhe për Athinën zyrtare e cila akuzon qeverinë shqiptare për arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.

Rama e bëri të qartë se leksion Shqipërisë për minoritetet nuk i jep asnjë vend. Ndërsa Ambasadori i përkohshëm i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca është shprehur se Censi i Popullsisë dhe Banesave është i rëndësishëm për negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë.

"Mësimet e nxjerra nga censi i mëparshëm kanë shërbyer si mësime për INSTAT për të përfshirë pakicat etnike, kjo do çojë në përmirësimin e të drejtave në përputhje me standardeve të BE.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Merr flakë makina në Vlorë

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë pasdite në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Kaninë. Automjeti tip “Fiat” ka marrë flakë në ecje....

18:16

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

PAPARAZZI