Flash

Rama: Leksion për minoritetet Shqipërisë nuk i jep dot askush

Lapsi.al 13 September 2023
Rama: Leksion për minoritetet Shqipërisë nuk i jep dot askush

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për “Censin e Popullsisë dhe banesave”, deklaroi se është shumë krenar për legjislacionin që Shqipëria ka për minoritetet.

“Një nga gjërat që më bën me shumë krenar është që Shqipëria ka legjislacionin për minoritetet. E bëmë pa na e kërkuar njeri. Jam shumë krenar për mënyrën si Shqipëria i ka integruar dhe si trajtohen të gjitha minoritetet”, tha Rama.

Më tej Rama tha se nuk ka asnjë njeri që të ankohet për diçka, për shkak se i përket një etniteti të caktuar, pasi trajtohen njësoj si ata me etni shqiptare.

“Dhe nëse ka probleme për dikë apo për disa me një komunitet etnik tjetër, janë probleme që janë njësoj në komunitetet me etni shqiptare, nuk ka asgjë të ndryshme, me një etnitet tjetër, janë njësoj për të gjithë, nuk ka një minoritar që të ngrihet dhe të thotë që kam një problem që lidhet me faktin që jam në një etni tjetër. Jemi në një pozitë që mund ta themi me plot gojën që leksione për minoritetet, Shqipërisë nuk i jep dot askush, asnjë vend, zero”.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI