Flash

Putin takohet me Kim Jong Un, teksa Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike

Lapsi.al 13 September 2023
Putin takohet me Kim Jong Un, teksa Koreja e Veriut lëshon dy raketa

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u takua me homologun rus Vladimir Putin në Vostochny Cosmodrome, portin hapësinor të Rusisë.

“Faleminderit që na ftuat gjatë orarit tuaj të ngjeshur”, i tha Kim Putinit, ndërsa shtrënguan duart dhe përshëndetën njëri-tjetrin. Putin i ka treguar më pas homologut të tij portin hapësinor të ndërtuar në 2016, ndërsa pritet të diskutojnë për armët.

Disa orë më parë, Koreja e Veriut lëshoi ​​dy raketa balistike drejt detit, duke vijuar një test provokues në testimin e armëve të saj që nga fillimi i vitit 2022, pasi Kim përdori shpërqendrimin e shkaktuar nga lufta e Putinit në Ukrainë për të përshpejtuar zhvillimin e tij të armëve. Kim Jong un arriti një ditë më parë në Vladivostok me tren nga Pheniani.

Për Putinin, takimi me Kim është një mundësi për të rimbushur depot e municioneve që lufta 18-mujore i ka shteruar. Për Kim, është një shans për të kapërcyer sanksionet gjymtuese të OKB-së dhe vitet e izolimit diplomatik.

Kim pritet të kërkojë ndihmë ekonomike dhe teknologji ushtarake, ndërsa një marrëveshje armësh do të shkelte sanksionet ndërkombëtare që Rusia mbështeti në të kaluarën.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI