Flash

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

Lushnje, arrestohet për zjarrvënie 59-vjeçari

Lapsi.al 13 September 2023
Lushnje, arrestohet për zjarrvënie 59-vjeçari

Një 58-vjeçar në qytetin e Lushnjës ka rënë në prangat e policisë pasi për shkak të një zjarri që ka ndezur për të djegur kabllo është bërë shkaktar i diegjes së një sipërfaqje të konsiderueshme toke, pasi zjarri doli jashtë kontrollit.

Policia bën me dije se deri më tani janë vënë në pranga 8 zjarrvënës, teksa janë proceduar në gjendje të lirë 19 të tjerë.

Lushnjë/Vijon puna hetimore dhe operacionale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorët e krimit të zjarrvënies.

.

Ndezi zjarr për të djegur kabllo, që të përftonte bakër, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën shina të linjës hekurudhore të qytetit, dhe sipërfaqe toke të mbjella, arrestohet 58-vjeçari.

Pas marrjes së njoftimit për një zjarr në lagjen "Çlirimi", shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti, shtetasit I. H., 58 vjeç, banues në Lushnjë.

Shtetasi I. H. ka ndezur zjarr në afërsi të shinave të trenit, në lagjen "Çlirimi", për të djegur disa kabllo, me qëllim përftimin e materialit të bakrit. Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur disa shina të linjës hekurudhore dhe sipërfaqe toke të mbjella, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Theksojmë se falë reagimit të shpejtë të Policisë dhe angazhimit maksimal për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e veprimtarisë kriminale të zjarrvënies (së qëllimshme apo nga pakujdesia), gjatë këtij sezoni, në qarkun Fier, janë proceduar penalisht 27 shtetas, nga të cilët, 8 janë vënë në pranga dhe 19 janë proceduar në gjendje të lirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46