Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

SPAK, oligarkët, amerikanët apo grekët/ Kush e largoi Olta Xhaçkën nga qeveria?

Lapsi.al 12 September 2023
SPAK, oligarkët, amerikanët apo grekët/ Kush e largoi Olta

Ndërsa ka mbledhur sendet personale nga zyra e ministrit të jashtëm, çelsat e së cilës i mbajti për dy vjet e tetë muaj, Olta Xhaçka duhet ta ketë pyetur edhe një herë veten se ku gaboi, për të merituar atë shkarkim shokues nga detyra. Cili qe ai moment që i kushtoi karrierën bashkë me postin e lakmuar si shefe diplomacie? Cili qe ai që mund ta ketë bindur Ramën të firmosë për shkarkimin e saj papritur e papandehur? Oligarkët, për të cilët ishte detyruar të negociojë me ushtarakët e lartë? Amerikanët, me të cilët kishte bashkëpunuar në OKB? Apo ndonjë dredhi nga Greqia?

Pak ditë para shkarkimit, për Xhaçkën frynte një erë krejt tjetër. Në 1 Shtator, doli para kamerave dhe foli për punën që e priste në presidencën e dytë të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Kishte angazhime të reja përpara, projekte inovative dhe marrëdhënie për të forcuar me partnerët perëndimorë.

Nuk e kishte nuhatur se në tryezën e mbushur me lapsa shumëngjyrësh të kryeministrisë, me njërin prej tyre vizatohej një vizë mbi emrin Xhaçka, si shenjë e mënjanimit përfundimtar nga qeveria.

Besnike e politikave të Rilindjes, me kontribute të hershme në opozitë dhe me një lidhje të fortë personale që kalon përmes bashkëshortit të saj, Artan Gaçit, ish-shok shkolle me Ramën, Xhaçka ka qenë një ndër ministret me pozitat më solide në qeveri për 6 vite rresht.

Por kohët e fundit, hija e rëndë e disa skandaleve ku është implikuar emri i saj ia njollosi imazhin e vajzës, apo gruas së shkolluar në perëndim, imazh mbi të cilin i ngjiti hapat e karrierës në parti dhe më pas në qeveri. Gjasat janë që kryeministri e ka lëshuar Xhaçkën pas skandaleve të rënda ku është përfolur, në një kohë kur diplomacisë shqiptare i duhet të llogarisë kundërsulmin diplomatik grek për Fredi Belerin.

Skandali për dhënien e pronave të ushtrisë për oligarkët

Xhaçka ka qenë disa herë në SPAK, ku është marrë në pyetje në lidhje me dhënien me qira të bazës detare të Limionit, në periudhën kur ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes. Në korrik të viti 2020, qeveria e dha bazën me qira për ndërtimin e një projekti turistik që duhej të realizohej nga bashkimi i shoqërive “Concord Investment” sh.p.k. dhe “Kastrati Group” sh.a., përfaqësuar nga shoqëria “Marina Bay Saranda” shpk.

Por një kallëzim i ish Zv.Komandantit të Forcës Detare Artur Meçollari që pretendoi se për nxjerrjen e pronës nga Plani i Përhapjes nuk ishte marrë miratimi i Presidentit, si komandant i Forcave të armatosura, bëri që SPAK të nisë procedurat dhe të sekuestrojë pronën.

Meçollari ka treguar se Xhaçka ka negociuar me ushtarakët për nxjerrjen e pronave nga Plani i Përhapjes duke u vënë në rolin e sekseres në interes të biznesmenëve të mëdhenj.

Shpallja e bashkëshortit investitor strategjik dhe mandati në Kushtetuese

Historia e hotelit me 5 yje në Dhërmi në pronësi të bashkëshortit të saj, Artan Gaçit i ka kushtuar shumë kokëçarje Olta Xhaçkës, por edhe Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama. Opozita e akuzon Xhaçkën se ishte në konflikt interesi si ministre, pasi bashkëshorti i saj u shpall "investitor strategjik" me vendim qeverie. Xhaçka u mbrojt duke thënë se nuk kishte marrë pjesë në mbledhjen ku u mor vendimi dhe se bashkëshorti i saj kishte vite që merrej me biznes.

Përpjekjet e opozitës për ta dërguar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese, Partia Socialiste i refuzoi duke detyruar Kushtetuesen të marrë një vendim kundër socialistëve. Por kërkesa e opozitës ka mbetur peng i zvarritjes së procedurave në parlament, pasi socialistët janë shndërruar në mburojë të Xhaçkës.

Tradhtia ndaj ambasadores amerikane Juri Kim

Në prag të zgjedhjes së kreut të ri të SPAK në dhjetor të vitit të kaluar, Xhaçka bëri një hap fals, me gjasë e detyruar nga shefi i saj, Edi Rama. Ministria jonë për Evropën dhe Punët e Jashtme publikoi një status në Tëitter, sipas të cilit konfirmohej se "procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht".

Ky mesazh ishte një rrufe në qiell të pastër, në marrëdhëniet e shkëlqyera mes ish-ambasadores Juri Kim dhe Ministres sonë të Jashtme, Olta Xhaçka. Normalisht njoftimi i SHBA për të informuar Ministrinë tonë të Jashtme se kishte nisur procedurën e zëvendësimit të ambasadores duhej mbajtur konfidencial.

Lexo edhe: Skandali/ Rama ia zhyt në fund Yuri Kim-it, në lojë kreu i SPAK

Lexo edhe: Deliri i Olta Xhaçkës: “Unë e mbrojta Yuri Kim nga non gratat”

Lexo edhe: Hoteli me 5 yje i çiftit Xhaçka-Gaçi bëhet problem i partisë

Por duke qenë se në atë periudhë pritej të zgjidhej kreu i SPAK, kryeministri Rama po i dërgonte një mesazh antarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë se duhej të votonin nën ndikimin e tij dhe jo të ambasadores Kim. Vetë ambasadorja e SHBA u shpreh se do të qëndronte “edhe ca më gjatë në Shqipëri”. Beteja Rama-Kim për garën në SPAK përfundoi me zgjedhjen e Altin Dumanit, por për Xhaçkën ai status në Twitter mbetet një gafë e paprecedentë si ministre e jashtme.

Presionet greke pas burgosjes së Fredi Belerit

Që pas burgosjes së Fredi Belerit, Greqia ka nisur një fushatë lobimi si në kancelaritë europiane, edhe në politikën amerikane për të shtuar presionin ndaj qeverisë shqiptare për betimin e Belerit si kryebashkiak. Për ta përballuar presionin grek, qeverisë tonë i duhet eksperienca më e mirë e mundshme në diplomaci, ndërkohë që vetë Xhaçka ishte një prurje e strukturave partiake.

Në anën tjetër, media greke ka shfrytëzuar zhurmën që është bërë me hotelin e bashkëshortit të Olta Xhaçkës në Dhërmi për çështjen Beleri. Sipas këtyre raportimeve, të pambështetur mbi asnjë fakt apo dëshmi, në tokën ku do të ngrihet hoteli i Artan Gaçit kishte probleme me pronarët e truallit dhe se Fredi Beleri kishte mbajtur anën e pronarëve, prandaj edhe është burgosur. Duke shkarkuar Xhaçkën, kryeministri Rama i heq grekëve një opsion që sipas tyre i jep shpjegim bindjes se burgosja e Belerit u bë me urdhër politik./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI